1-Dashi (21 mars-20prill)
Ditë e mërzitshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Për shumë gjëra nuk do merreni vesh me partnerin dhe nga ana tjetër asnjeri nuk do hapë rrugë. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë pasi ndihen mjaft mirë edhe ashtu si janë. Perspektivat materiale janë të mira. Shfrytëzojeni rastin për të bërë edhe ndonjë investim në fushat që ju interesojnë.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Sot do i shtoni dozat e imagjinatës ju të dashuruarit dhe do e surprizoni në çdo moment atë që keni në krah. Atmosfera do jetë fantastike. Beqarët do pëlqejnë shumë dikë që sapo është ndarë nga një lidhje e gjatë. Kujdes sepse plagët e mëdha nuk mbyllen dot shpejt dhe mund të lëndohen edhe vete. Në planin financiar nuk do i bëni mirë llogaritë dhe ka rrezik të keni probleme.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Ju që jeni në një lidhje do ju duhet të mundoheni shumë sot për të mos e tradhtuar atë që keni në krah. Persona interesantë dhe mjaft joshës do ju qëndrojnë afër. Beqarët do e kërkojnë në çdo kënd dashurinë e madhe, por ndërkohë ajo ka qene gjithë këto kohë shumë pranë tyre. Në planin financiar nuk duhet të luani shumë me zjarrin sepse keni për t’u djegur keq.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Do dini si ta menaxhoni më së miri kohën sot ju të dashuruarit dhe do i kushtoni kohën e duhur atij që keni në krah. Marrëdhënia mes jush ka për të qene e jashtëzakonshme. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa, megjithatë ftesat për takime do i pranojnë. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani nën kontroll kështu që herë pas herë mund t’iu lindin probleme.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Ditë me fat do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Yjet do ju ndihmojnë t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Beqarët duhet ta mendojnë seriozisht një ftesë që do iu bëhet pasi më vonë do pendohen. Financat do dini si t’i keni nën kujdes gjithë kohës kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Nuk priten probleme ne këtë sektor.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Paqja dhe harmonia do mbizotërojë në çdo moment në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Me partnerin do merreni vesh edhe me shikime. Beqarët nuk do e arrijnë ta gjejnë princin e kaltër, por miqtë nuk do i lënë për asnjë moment ta ndiejnë vetminë. Financat do përmirësohen në mënyrë të menjëhershme falë një shpërblimi të majmë që do merrni.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Ditë pasionante dhe tejet emocionuese do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Të dy palët mund të bëni surpriza kundrejt njeri-tjetrit. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të ndryshuar statusin e tyre. Edhe ashtu si janë ata ndihen të plotësuar. Financat nuk do jenë të këqija pasi do iu rimbursohet edhe një hua a marrë prej kohësh.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Ka rrezik që gjërat të mos shkojnë ashtu si i kishit menduar ju të dashuruarit. Në disa momente mund të keni edhe debate dhe mosmarrëveshje me partnerin për gjëra elementare. Beqarët do dashurohen kokë e këmbë me një person që dikur mund të kenë pasur marrëdhënie pune. Planetët do e favorizojnë tej mase sektorin e financave prandaj gjendja do vijë duke u përmirësuar.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Ditë fantastike do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit e sidomos për ata që sapo e kanë filluar një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Beqarët do realizojnë takime mjaft interesante, por do presin edhe pak kohë para se të hedhin hapa. Në planin financiar keni për të pasur probleme serioze nëse nuk e kufizoni veten nga shpenzimet e tepërta.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Sot do jeni në humor të shkëlqyer ju të dashuruarit dhe do bëni edhe gjëra të çmendura vetëm që rutina të mos mbizotërojë asnjë çast. Partneri do mahnitet dhe do iu dashurojë me më shume pasion. Beqarët do preferojnë aventurat kalimtare pa menduar për të ardhmen. Ne planin financiar do jeni shumë më të logjikshëm dhe do dini si të veproni që të mos keni probleme.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Në jetën në çift nuk do reshtin konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Gjithë kohës do jeni të mërzitur dhe pa asnjë dëshirë për të bërë diçka ndryshe. Beqarët do jenë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm që të mos qëndrojnë më të vetmuar. Disa miq do i ndihmojnë jashtë mase. Buxheti nuk do jetë i keq kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Marsi ka rrezik të nxisë debatet në jetën tuaj në çift. Për shumë gjëra nuk do bini dakord me partnerin dhe secili do kërkojë të dalë e vetja. Beqarët nuk do e mendojnë të ardhmen dhe ka rrezik te hedhin hapa të gabuara. Në planin financiar duhet të jeni të arsyeshëm dhe të mos hidhni hapa të gabuara. Kryeni vetëm shpenzime për gjërat më të domosdoshme.