Dashi – Sot do t’ju jepet mundësia për t’u përfshirë në një projekt të ri që do të rezultojë tepër pozitiv në të ardhmen. Eprorët do të tregojnë vlerësimin e tyre, por kjo mund të shkaktojë xhelozi tek kolegët në punë. Është e këshillueshme që të punoni në grup. Bëni kujdes pasi mund të shfaqni probleme me shëndetin.
Demi – Karizma do t’ju bëjë shumë popullor. Me maturinë e duhur do të jeni të suksesshëm në punë. Një mundësi e re do të bëjë që të investoni në shtëpi. Mos u përfshini në debate me persona më të mëdhenj në moshë dhe shpenzoni më shumë kohë me familjen.
Binjakët – Krijimtaria do t’ju japë mundësinë që të jeni të suksesshëm në punë dhe ky mund të jetë momenti i duhur për të vënë në zbatim plane të vjetra. Bëni kujdes dhe mos neglizhoni familjen.
Gaforrja – Në punë do t’ia dilni të jeni të suksesshëm duke qenë vetvetja. Dita do të jetë e mbushur me energji ndaj shfrytëzojeni atë. Mund të keni një debat me një mik për shkak të një borxhi të pashlyer. Ruani qetësinë.
Luani – Është një ditë e mirë për të bërë ndryshime në punë dhe në jetën sentimentale. Ka gjasë që t’ju ofrohet një punë me kohë të pjesshme. Marrëdhëniet me të tjerët do të jenë të mira, megjithatë është e këshillueshme të tregoheni më të mirëkuptueshëm me ata që keni pranë.
Virgjëresha – Disa ndodhi të papritura do të bëjnë që të keni ndryshime planesh. Tregohuni të qetë dhe të vendosur. Pasdite do të takoni dikë me të cilin do të ndani mendime sa i përket punës. Merrni në konsideratë mendimin e njeriut të zemrës.
Peshorja – Një ngjarje e veçantë ka shumë gjasë që të ndikojë si në jetën sociale ashtu dhe sentimentale mëngjesin e sotëm. Takimet që lidhen me punën dhe planet për shtëpinë janë të favorshme. Besojini intuitës. Gjatë pasdites do të merrni një lajm të mirë nga një mik.
Akrepi – Do të jeni me humor të mirë dhe marrëdhëniet me të tjerët do të shkojnë më së miri. Situata aktuale financiare mund të mos jetë e kënaqshme, por shanset për të qenë të suksesshëm janë të larta. Do të keni një vizitë të këndshme nga disa miq.
Shigjetari – Mëngjesi do të jetë shumë i ngarkuar ndaj këshillohet që ta menaxhoni kohën në mënyrë sa më efiçente. Gjatë pasdites mund të merrni një ofertë shumë interesante për punë. Në mënyrë që të evitoni telashet, kërkoni mendim nga një person me eksperiencë. Sa i përket jetës sentimenale keni shumë arsye për të qenë optimistë.
Bricjapi – Çështje që lidhen me paratë mund t’ju mërzisin. Nga ana tjetër do të ndiheni shumë mirë mendërisht që do të jetë ndihmë për çështje që kërkojnë fantazi e krijimtari. Është e këshillueshme që t’i konsideroni me seriozitet çështjet profesionale dhe të shihni për mundësi të reja.
Ujori – Bashkëpunimi me kolegët do të jetë shumë frytdhënës. Me shumë gjasë do të përmbyllni me sukses një projekt tepër të rëndësishëm. Nga ana tjetër situata me partnerin mund të jetë disi e tensionuar, megjithatë me qetësi gjërat do të zgjidhen. Merruni pak më shumë me shtëpinë dhe kujdesuni për veten.
Peshqit – Debatet me partnerin do të jenë prezente gjatë mëngjesit. Ruani qetësinë dhe jepini kohë atij që keni në krah që të qetësohet. Do t’ju jepet mundësia të lëvizni për çështje profesionale, por do t’ia dilni për të qenë të kujdesshëm në vendimet që do të merrni. Besojini intuitës./tvklan.al