01:33 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

HOROSKOPI 8/01/2017

06:59 | 08/01/2017
në Te Gjitha
0
HOROSKOPI 22/12/2016

1-Dashi (21 mars-20prill)

Ditë e vështirë do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Nuk do keni një komunikim të mirë me personin  që keni në krah dhe herë pas herë mund të lindin edhe probleme mes jush. Beqarët më në fund do realizojnë një takim fantastik i cili do ua ndryshojë humorin. Urani do jetë planeti që do iu nxitë të ndërmerrni rreziqe në planin financiar, por për fat të mirë nuk do keni probleme serioze.

2-Demi (21 prill-21 maj)

Nëse keni dyshime për besnikërinë e partnerit tuaj sot, flisni hapur me të dhe vendosini pikat mbi “i”. Po i shtytë gjërat situata mund të ndërlikohet edhe më shumë. Beqarët duhet të jenë më të duruar në mënyrë që të gjejnë personin më të përshtatshëm. Gjendja e financave do jetë goxha e mirë. Përfitoni për të shlyer borxhet dhe pse jo për të hequr disa para mënjanë.

3-Binjakët (22 maj-21 qershor)

Sot do afroheni edhe më shumë me partnerin tuaj dhe do arrini  ti zgjidhni edhe disa probleme të vogla që ju kanë dalë më herët. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë sot në marrëdhënien tuaj. Beqarët do ëndërrojnë më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket i hidhur. Me shpenzimet tregohuni kursimtarë sepse po e tepruat do mbeteni shpesh pa para.

4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)

Ndikimi i yjeve tek jeta juaj në çift do jetë tej mase pozitiv gjatë kësaj dite. Pranë partnerit do ndiheni si asnjëherë më parë. Mbrëmja gjithashtu ka për të qenë e jashtëzakonshme. Beqarët nuk do jenë të gjithë me fat në dashuri dhe disa kanë për të mbetur ende vetëm. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por pas masave që do merrni shumë shpejt gjithçka do ndryshojë.

5-Luani (23 korrik-22 gusht)

Sot do jetë si një rizgjim nga gjumi letargjik ku kishit rënë ju të dashuruarit. Atmosfera do fillojë të ngrihet dhe do përjetoni emocione më të veçanta se më parë. Beqarët duhet të dalin me personat që do i ftojnë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitohen të hedhin hapa. Buxhetin do e ekuilibroni më shpejt  nga sa kishit menduar, kjo edhe falë ndihmës së disa familjareve.

6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)

Harmoni, komunikim dhe  bashkëpunim, do jete dita e sotme për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni më së miri në çdo moment të ditës. Beqarët nuk duhet të tregohen impulsive sepse do bëjnë gabime të pafalshme. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por me një menaxhim më të kujdesshëm situata mund të fillojë të përmirësohet.

7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)

Ditë e ngrohtë edhe pse pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjithë kohës keni për t’u ndier mirë. Beqarët do i kenë idetë shumë herë më të qarta dhe do e dinë mirë çfarë hapash të hedhin. Priten ndryshime gjatë kësaj dite. Plutoni do iu ndihmojë në planin financiar. Ai jo vetëm që do ua mbrojë të ardhurat që keni, por do iu nxitë edhe te bëni diçka për të pasur përmirësime.

8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)

Qetësia do mbizotërojë gjatë  gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Kjo do iu japë mundësinë të flisni hapur për çdo gjë me partnerin tuaj. Beqarët do qëndrojnë gjatë gjithë kohës me miqtë e ngushtë dhe do ndihen të plotësuar. Financat kanë për të qenë goxha më të mira se më parë kështu që mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)

Ju që jeni në çift duhet të flisni me takt dhe kujdes për çdo gjë sepse në çdo moment situata mund të dalë jashtë kontrollit. Beqaret ka rrezik të tregohen  naivë  dhe do bëjnë gabime të pafalshme. Më shumë do lëndohen sesa do gëzohen në momentin e takimeve. Për fat të mirë në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do përmirësohet goxha.

10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)

Ditë e turbullt do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e kishit menduar dhe në disa momente do keni edhe debate të forta. Beqarët do takohen me dikë gjatë një darke pune ose gjatë  një mbledhjeje. Financat do fillojnë të kenë goxha përmirësime, kjo falë masave që keni marre, por edhe nga ndihma e disa të afërmve.

11-Ujori (21 janar-19 shkurt)

Ditë e jashtëzakonshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni si nëpër ëndrra dhe nuk do doni të zgjoheni për asnjë çast. Beqarët edhe sikur të duan nuk do e shmangin dot një dashuri me shikim të parë. Buxheti do mbetet gjithë kohës i qëndrueshëm dhe nuk do ketë asnjë lloj problemi. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë investim.

12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)

Ata që janë në një lidhje duhet të bëhen gati për probleme gjatë kësaj dite. Do kenë debate të forta me personin që kanë ne krah dhe për asgjë nuk do tolerojnë. Beqarët duhet të  jenë  sa më realiste që të munden pasi në të kundërt do përballen me zhgënjime të shumta. Gjendja financiare do ketë më shumë përmirësime nga sa ju e kishit menduar ndonjëherë.

Etiketa: horoskopishenjat
Pas

Ish-nënkryetari i bashkisë-Veliajt: Ke ngelur të hysh edhe në dhomën e gjumit tashmë!

Para

MOTI 8/01/2017

Para
Moti. 10.12.2016

MOTI 8/01/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.