1-Dashi (21 mars-20prill)
Pavarësisht propozimeve të shumta, gjatë ditëve në vazhdim do të jenë të shumtë planetët që do t’ju sfidojnë që të merrni angazhime e të jeni të vëmendshëm. Do ta keni sidomos problem që të thoni atë që dëshironi si edhe për të realizuar idetë që ditën e hënë do t’ju duken të pamundura. Për fat, situata duket se do të rregullohet gjatë ditës së enjte atëherë kur ju do të mund të mbani nën kontroll lidhjen tuaj, duke ndërmarrë iniciativa që do të përmirësojnë dialogun dhe harmoninë në çiftin tuaj. Mos mendoni të dielën për punën dhe gjërat e ndryshme që duhet të bëni, thjesht sepse nuk keni dëshirë.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Jeta juaj në çift do fillojë të përmirësohet tej mase këtë javë. Do jeni shumë më të logjikshëm dhe do gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që ju kishin dalë dikur. Beqarët nuk do nxitohen edhe pse në fakt do marrin ftesa interesante që ditët e para të javës. Maturia që kanë do i çojë në rrugën e duhur. Financat do dini si t’i organizoni gjatë gjithë kohës dhe kjo do bëjë që as në këtë sektor të mos ketë probleme. Shëndetin po e patët më shumë nën kujdes dhe po u morët me ndonjë aktivitet fizik nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do i keni idetë shumë herë më të qarta dhe do dini nga t’ia nisni për të arritur sa më shpejt objektivin final. Jeta familjare do iu sjellë vetëm momente të bukura.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Këtë javë do kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të ka për të qenë fantastike. Mund të ndani së bashku edhe disa detaje që deri më sot ja keni fshehur njëri-tjetrit. Beqarët do kenë më tepër mundësi për aventura kalimtare, të cilat më mirë t’i shfrytëzojnë sesa të qëndrojnë ende vetëm. Në planin financiar bëni kujdes nga Saturni i cili do ju shtyjë të shpenzoni shifra marramendëse. Shumë shpejt keni për të mbetur pa para. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do jeni energjikë dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne punë do kaloni disa vështirësi, por në fund do arrini atje ku e kishit planifikuar. Jeta familjare do jetë shumë e kënaqshme.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Jeta juaj në çift do përmirësohet dita ditës këtë javë dhe pas të mërkurës mund të ketë edhe surpriza të jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Beqarët nuk do ndihen gati të sakrifikojnë lirinë e tyre për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Do bëjnë disa gabime të pafalshme. Buxheti do vazhdojë të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar. Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shum shpejt do keni shqetësime. Në punë do ju dalin pengesa të shumta dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Nëse nuk doni të keni debate dhe probleme me partnerin tuaj, duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm këtë javë. Nëse i kaloni edhe këto sfida që do ju dalin këtë periudhe gjendja do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Beqarët do kenë ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ju duhet ende kohë të presin për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lere shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga i ftohti. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj jave. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta ne çift. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marrë vendime të menjëhershme. Beqarët gjithashtu duhet të bëjnë kujdes pasi personat që do takojnë nuk janë bërë posaçërisht për ta. Bëni edhe pak më shumë durim. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qene i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mungojë herë pas herë ndonjë dhimbje koke. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Kjo javë do jetë shumë herë më e qëndrueshme për ju të dashuruarit. Do i rregulloni menjëherë të gjitha problemet që keni pasur dhe do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Beqarët me shumë gjasa do takojnë persona inteligjentë dhe nga një klasë e lartë shoqërore. Ka mundësi që shumë shpejt ata të fillojnë lidhje afatgjata. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj duhet patjetër të shmangni çdo investim t pamenduar me kujdes. Shëndeti nuk do jetë i keq, por sërish nuk do mungojnë shqetësimet e vogla. Ushqehuni në mënyrë më të ekuilibruar. Në punë do merrni vendime të mëdha pas disa propozimeve që do iu bëhen nga shefat. Jeta familjare do jetë e trazuar.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Javë e zhurmshme do jetë për ata që janë në një lidhje. Mes jush dhe partnerit do ketë shpesh debate, ngritje zëri dhe konflikte të ashpra, secili do kërkojë me çdo kusht ti dalë e vetja. Beqarët do jenë tej mase joshës dhe do arrijnë menjëherë ta bëjnë për vete një person që pëlqejnë. Pas të enjtes do fillojë një etape më e bukur për ta. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është që çdo shpenzim ta kryeni të mirë menduar. Sektori i shëndetit ka për të qene goxha më i mirë. Nuk do ndieni më asnjë lloj shqetësimi. Edhe ata që kanë qene me grip do ndihen më në formë. Në punë gjërat do fillojnë të ecin goxha mirë pas të martës. Do keni energjinë dhe guximin e duhur për të kaluar çdo sprovë.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift gjatë gjithë kësaj jave dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qene e jashtëzakonshme. Nuk do mungojnë surprizat gjatë gjithë kohës. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë atëherë kur nuk do e presin. Jeta e tyre do ndryshoje më të vërtetë për mirë. Buxheti do mbetet i kënaqshëm edhe pse në fakt do kryeni disa shpenzime më tepër nga zakonisht. Ndonjëherë duhet vetëm pak menaxhim më i mirë që gjërat të ecin si duhet. Për shëndetin duhet të jeni më vigjilente, mos qëndroni shume kohe jashtë. Në punë duhet të jeni të matur dhe të logjikshëm. Nga ana tjetër nuk duhet t’iu besoni shumë disa kolegëve që do kërkojnë t’iu shpërqendrojnë.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Javë rutinë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë pas herë mund të mërziteni tej mase me atë që keni në krah dhe mund t’i thoni gjëra të pamenduara. Kujdes sepse mund ta shkatërroni gjithë atë që kishit ndërtuar deri më sot. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të ndihen mirë dhe jo vetëm. Financat nuk do jenë aspak të qëndrueshme dhe herë pas herë do ju duhet të bëni vërtet kursime. Gjendja shëndetësore do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Në punë do jeni modestë edhe pse në fakt arritjet do jenë goxha të mëdha.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Ka mundësi që gjatë kësaj jave të jeni më shumë xhelozë për atë që keni në krah dhe herë pas herë do debatoni. Reflektoni me kujdes dhe do e kuptoni se për shumë gjëra keni gabuar. Beqarët do kenë një periudhë të mbushur me surpriza të cilën duhet ta shfrytëzojnë në maksimum nëse duan të ndryshojnë status. Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu që bëni kujdes me të gjitha shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë më tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Në punë do ju dalin disa probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bërë nga disa kolegë të rinj.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Kjo javë do jetë mjaft sensuale dhe e bukur për ata që janë në një lidhje. Gjithçka që kanë dashur do ju realizohet më së miri. Beqarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranojnë të dalin me persona fanatikë dhe xhelozë. Do vuajnë në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni ne këtë rrugë dhe keni për të arriur larg.