Dashi
Ata që janë në një lidhje do jetojnë te lumtur gjatë kësaj dite pranë atij qe duan. Mbrëmja do jete edhe me romantike dhe emocionuese. Beqaret do kenë më shume fat sesa mendonin dhe do e gjejnë personin më të përshtatshëm. Financat duhen menaxhuar me kujdes dhe maturi. Po e tepruar me shpenzimet do keni vështirësi te mëdha më vonë dhe nuk do dini çfarë te bëni.
Demi
Konfigurimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv për ata qe janë në një lidhje. Do debatoni here pas here me atë qe keni në krah dhe nuk do jeni aspak në humor. Edhe beqarët do e kenë shume te vështirë ta gjejnë personin e përshtatshëm prandaj do duhet të presin ende. Në planin financiar do jetë ditë e mbushur më fat, por kjo nuk do të thotë qe ju të shpenzoni sa të dëshironi.
Binjakët
Ata qe janë në një lidhje do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçantë. Merrini gjërat si t’iu vijnë. Beqaret do kenë mundësi të nisin aventura te këndshme dhe do ndihen shumë mirë. Duhet të prisni edhe pak për të filluar një lidhje serioze dhe afatgjatë. Në planin financiar askush nuk mund t’iu ndalë të kryejnë shpenzimet që keni menduar. Vetëm bëni shumë kujdes!
Gaforrja
Venusi do i bëjë atë qe janë në një lidhje me sharmante dhe me shprehës. Do e mbani gjithë kohës pas vete partnerin dhe ai do ndihet më së miri që iu ka në krah. Beqaret nuk do kenë shume fat për te filluar një lidhje serioze kështu qe do bëjnë mire te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm. Financat do jene përgjithësisht te stabilizuara dhe pa probleme.
Luani
Jeta sentimentale e çifteve do jetë shumë e trazuar gjatë kësaj dite. Do keni probleme të shumta me partnerin dhe nuk do i pranoni ato që ai do iu thotë. Beqaret duhet te bëjnë ende shumë durim sepse as sot nuk është dita e duhur për të gjetur dashurinë. Financat do jenë të mira, por po u tunduat të kryeni shpenzime të mëdha mund të keni ndonjë tronditje.
Virgjeresha
Pasioni ne çift do jete edhe me i zjarrte gjate kësaj dite dhe do ndiheni shpesh si mbi re ne krahët e atij qe dashuroni. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe do iu jepet mundësia te zgjedhin personin qe iu përshtatet me tepër. Financat do jene te paqëndrueshme kështu qe duhen shmangur investimet e mëdha.
Peshorja
Turbullirat më në fund do mbarojnë ne jetën tuaj sentimentale dhe do e shihni më me optimizëm te ardhmen. Do jeni më te qete edhe për të marrë disa vendime. Beqaret nuk do mendojnë për te krijuar një lidhje, por për ta do ketë surpriza sidomos gjate ndonjë feste. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe kujdes prandaj nuk do keni as më te voglin problem.
Akrepi
Çështjet e zemrës do shkojnë më se miri gjate kësaj jave. Do flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as keqkuptimin me të vogël. Beqaret do jenë gjithë kohës te dëshpëruar sepse jo vetëm qe nuk do gjejnë dashurinë, por dhe miqtë nuk do iu qëndrojnë afër. Financat nuk do jenë problematike kështu që në këtë plan nuk do keni për çfarë te merakoseni.
Shigjetari
Duke filluar që sot lidhja me partnerin do përforcohet tej mase dhe do mendoni për një te ardhme afatgjatë së bashku. Partneri do i mbajë edhe disa premtime që kishte bërë prej kohesh. Beqarët nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë sepse do ndihen mirë edhe ashtu si janë. Financat do përmirësohen falë kontratave të mira që ju do nënshkruani.
Bricjapi
Çdo gjë do jetë rutine ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do përjetoni asnjë emocion te veçantë nga çfarë keni përjetuar deri me sot. Beqarët do kenë një takim vendimtar qe në orët e para te mëngjesit. Mos e humbni për çfarëdo lloj arsyeje. Në planin financiar duhet te kërkoni me çdo mënyrë strategjinë e duhur për ta stabilizuar situatën. Me pak mund t’ia dilni.
Ujori
Nuk do e toleroni aspak atë që keni në krah sot dhe debatet me njeri tjetrin do jene shume te mëdha. Ata që kanë kohe qe janë futur ne një vorbull mosmarrëveshjesh mund te marrin edhe vendime për një ndarje te mundshme. Beqaret do tërhiqen nga persona te cilët janë të angazhuar. Kujdes mos bëni ndonjë gabim për te cilin te pendoheni gjithë jetën. Financat do jene shume te mira.
Peshqit
Klima yjore do favorizojë bashkëpunimin dhe komunikimin në çift. Më në fund do i zgjidhni disa probleme të vogla që keni pasur dhe do flisni lirshëm edhe për disa tema delikate. Beqarët do jenv te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar priten përmirësime te ndjeshme. Mund te shpenzoni për disa objekte qe iu kane mbetur fiksim.