- Dashi (21 mars-20prill)
Do të jeni mjaft të vëmendshëm ndaj partnerit gjatë ditës së sotme, marrëdhënia juaj do të jetë shumë e stabilizuar.Beqarët do të preferojnë të kalojnë kohën pranë të afërmve dhe miqve të ngushtë.Në planin financiar fati do të jetë në krahun tuaj,bëni mirë të përgatiteni për disa shpenzime.
- Demi (21 prill-21 maj)
Marrëdhënia nëçift do të konsolidohet gjatë kësaj dite,do të jeni racional dhe të logjikshëm,si dhe do të pranoni gabimet tuaja.Beqarët do të jenë të pavëmendshëm dhe do të humbasin mundësinë për të filluar një lidhje serioze.Sektori financiar do të jetëi ekuilibruar dhe nuk do të keni problem për të kryer shpenzimet e nevojshme.
- Binjakët (22 maj-21 qershor)
Të dashuruarit do të gjejnë gjuhën e përbashkët me partnerin dhe do të kalojnë një ditë të qetë dhe do të jenë mjaft të përkushtuar ndaj partnerit.Për beqarët do të jetë një ditë e favorshme për takime emocionuese.Do të arrini rezultatin e dëshiruar,për një projekt që keni punuar prej disa kohësh,bëni mirë të organizoni axhendën tuaj duke i dhënë prioritet çështjeve të rëndësishme.Buxheti do të jetë delikat dhe duhet të merrni masa.
- Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Komunikimi do të jetë pika kyçe në ditën e sotme me partnerin,duhet të bisedoni dhe të sqaroheni por nuk duhet të nënshtroheni.Beqarët duhet të presin dhe pak kohë para se të hedhin hapa,në mënyrë që të gjejnë personin e përshtatshëm.Sektori i financave do të varet nga menaxhimi që do i bëni ju.Jeta familjare do të jetë në harmoni.
- Luani (23 korrik-22 gusht)
Ditë mjaft premtuese do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje,do të kaloni vështirësitë që keni pasur së fundmi dhe do të ndiheni më të qetë.Beqarët do të kenë takime nga të cilat mund të lindin marrëdhënie të qëndrueshme.Financat do të përmirësohen ndjeshëm dhe do të ndiheni të lirë për të kryer disa shpenzime.Jeta familjare do të jetë e paqëndrueshme.
- Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Do të keni mosmarrëveshje dhe debate të ashpra me partnerin gjatë ditës,nëse nuk ndryshoni sjellje do të keni probleme mjaft serioze.Beqarët do të takojnë persona interesantë dhe do të kalojnë një ditë plot ngjyra dhe emocione.Financat do të përmirësohen nga një punë e mbaruar kohë më parë.Me familjarët tregohuni më dashamirës.
- Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Do të keni mosmarrëveshje me partnerin gjatë ditës dhe do të bënit mirë të qëndroni larg njëri-tjetrit,për të reflektuar qetësisht.Beqarët bëjnë mirë të jenë spontanë pasi në këtë mënyrë do të dalin më të fituar.Në punë këshillohuni me kolegët përpara se të merrni vendime dhe në këtë mënyrë shmangni gabimet.Në planin financiar do të bëni të pamundurën të ruani ekuilibrin.
- Akrepi (24 tetor-22 nëntor)
Një ditë e trazuar do të jetë për ata që janë në një lidhje,do të jeni shumë strikt ndaj partnerit dhe në asnjë moment nuk do të mbizotëroj qetësia.Beqarët do të jenënë humor të mirë dhe të gatshëm për njohje të reja.Në planin financiar do të arrini të mbani situatën nën kontroll.Do të arrini të finalizoni një projekt që punoni prej kohësh.
- Shigjetari (23 nëntor-21 dhjetor)
Të dashuruarit do të kuptojnë gabimet,do të kërkojnë falje dhe surprizat nuk do të mungojnë gjatë ditës.Beqarët do të kenë njohje kalimtare dhe aspak serioze.Në punë do të jeni energjik dhe plot ide,dhe do të arrini të gjithë objektivat që keni vendosur.Në sektorin e financave duhet të merrni masa,nëse nuk e bëni, situata mund të përkeqësohet.
- Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Në ditën e sotme monotonia do të pushtojë të dashuruarit, të cilët do të kalojnëçaste trishtimi.Beqarët do të kenë një takim të shumëpritur dhe shumë gjëra do të ndryshojnë shpejt për ta.Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe mos të bëni shpenzime tëtepërta.Në punë nuk duhet të dekurajoheni për problemet që ju dalin,pasi me pak këmbëngulje çdo gjë do të kalojë.
- Ujori (21 janar-19 shkurt)
Të dashuruarit do të hedhin pas krahëvemosmarrëveshjet e vjetra dhe më në fund do të ndihen tëçliruar.Beqarët do të realizojnë disa takime tëveçanta që do t’iu mbushin ditën me gëzim.Do të jetë dita e duhur për të stabilizuar financat dhe jeta familjare do të jetë e kënaqshme.
- Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Për ata që janë në një lidhje, jeta nëçift do të jetë mjaft e favorizuar, do tëbëjnë plane mjaft serioze dhe afatgjata.Beqarët do të bëjnë mirë mos të nxitohen dhe t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë.Financat do të vijnë duke u përkeqësuar,mos u tregoni impulsivë pasi do të bëni gabime të mëdha. Marrëdhënia me familjarët do të jetë e tensionuar.