Dashi-Kjo ditë do të vërë në diskutim aspekte të ndryshme të jetës suaj, mes tyre edhe raportin në çift i cili duket se nuk ju kënaq më. Mundohuni që të shmangni sa më shumë të mundeni, vendimet e marra të shtyrë nga impulsi.
Demi-Përfitoni nga kjo ditë për të shkarkuar stresin e shkaktuar nga ngarkesa e madhe në punë gjatë periudhës së fundit. Në fushën e ndjenjave, do të rigjeni një miqësi të cilën e kishit shkëputur prej kohësh.
Binjakët-Në këtë të diel do e ndjeni veten të mbushur me energji dhe vitalitet, të cilat do t’ju shtyjnë drejt objektivave që i keni përzemër. Në raportin në çift do të ketë lëkundje, për shkak të mungesës së besimit.
Gaforrja-Kjo ditë do i dedikohet një shëtitje në një vend të këndshëm nën shoqërinë e partnerit dhe të miqve të cilët i keni më shumë për zemër. Do të argëtoheni pa fund. Përfitoni edhe për t’u marrë me aktivitet fizik.
Luani-Gjatë kësaj dite duhet të hiqni dorë nga pushimi për shkak të një angazhimi të cilin nuk e kishit parashikuar dhe që duhet ta mbyllni brenda ditës. Në dashuri, ende nuk e keni gjetur shpirtin tuaj binjak.
Virgjëresha-Përqendrohuni vetëm tek vetja juaj dhe për nevojat që keni gjatë kësaj të diele. Në fushën e ndjenjave, personi që pëlqeni, do të tregoj interes të madh ndaj jush.
Peshorja-Dita falë ndikimit pozitiv të Marsit në shenjën tuaj, do të ecë më së miri dhe do të favorizojë relaksim. Në dashuri përgatituni për një të papritur që do ju dhurojë kënaqësi.
Akrepi-Kjo ditë do i dedikohet vetes tuaj, aktivitetit fizik dhe kujdesit ndaj trupit. Gjithashtu bëni kujdes me regjimin ushqimor që ndiqni. Këshillohen aktivitete që ju relaksojnë, pse jo qëndrimi shtrirë duke lexuar një libër.
Shigjetari-E diela do i dedikohet e gjitha raportit tuaj në çift, i cili është lënë pas dore për një periudhë të gjatë. Do të rigjeni një harmoni dhe intimitet të paparë, të cilat do ju çojnë në qiellin e shtatë.
Bricjapi-Gjatë kësaj të diele do të arrini më në fund të lini të gjithë angazhimet dhe problematikat pas krahëve. Në dashuri do të gjeni mënyrën për t’i dhënë jetë një raporti disi të zbehtë.
Ujori-Do të arrini më në fund t’u dedikoheni gjithë atyre angazhimeve që i kishit lënë pas dore. Në fushën e ndjenjave, do të mendoni vetëm si të zbaviteni duke larguar nga koka çdo mendim.
Peshqit-Në këtë fundjavë, do të gjeni mënyrën për të rigjetur një person me të cilin jeni konfliktuar më herët dhe do të gjeni mënyrën për të sqaruar çdo gjë. Një surprizë në dashuri do ju dhurojë një lumturi të madhe.
(E.H/Faxweb.al)