Dashi
Origjinaliteti nuk është shembulli më i mirë që mund të ndiqni për momentin. Duhet t’u përshtateni planeve të dikujt tjetër. Keni qenë gjithmonë i aftë për t’i përfunduar detyrat. Përfshirja jote në këtë punë do t’ju ndihmojë në krijimin e reputacionit si punëtor efikas dhe i aftë. Pas kësaj do të merrni disa oferta pune, të cilat mund t’i selektoni sipas dëshirës. Është esenciale të shprehni gatishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevojë. Është lehtë t’u thoni “po” mundësive të mira.
Demi
Përqendrohu në një rival që do të provojë t’ju shpërqendrojë, sepse rreziku është i pashmangshëm. Ju është dhënë mundësi të punoni punën që keni për zemër. Edhe pse pozita juaj e re do të jetë larg religjionit, afërsia do të krijohet brenda disa viteve. Të eksperimentosh është gjysma e betejës. Do të keni disa mundësi për të udhëtuar jashtë vendit apo për të hulumtuar, por ju do të gjeni suksesin në gjithçka që provoni.
Binjakët
Zakonisht jeni njeri që nuk mund t’ju ndalin. Ky fakt do të ndryshojë kur të përballeni me një problem që do t’ju bëjë të pyetni veten për diçka bazike në jetën tuaj. Në vend se të gjeni mënyra për t’i ikur kësaj, ju duhet të jeni më të përgjegjshëm. Derisa të gjeni fjalët e duhura, mentori juaj do të vazhdojë të jetë në epërsi të njerëzve që nuk janë të fortë ose që janë duke eksperimentuar për të gjetur alternativa. Ky mund të jetë fillimi i diçkaje të madhe.
Gaforrja
Dikush është duke provuar t’ju trembë, por nuk do t’ia dalë. Jeni absolutisht i përcaktuar për të pasur siguri të madhe për veten dhe atë që doni. Nëse kjo nënkupton se duhet të bëni një punë të mërzitshme, duhet ta bëni. Ana juaj kreative nuk do të jetë e kënaqur me këtë pozitë por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ktheheni artit. Mund të pikturoni, shkruani ose dëgjoni muzikë në kohën e lirë. Tani për tani, është e rëndësishme të përqendroheni në familjen tuaj.
Luani
Kushtoni më shumë kujdes trupit tuaj. Keni pasur aq shumë stres që ju bën të ndiheni se po ecni me hapa shumë të ngadalësuar. I dashuri ose një partner i punës do të brengoset për shëndetin tuaj. Do të bëni një pakt që të jeni në gjendje të mbani afër vetes njëri-tjetrin. Organizoni ndonjë ndejë, pastroni zyrën ose rregulloni gardërobën, në mënyrë që t’i tejkaloni disa orë monotone.
Virgjëresha
Vazhdoni para dhe bëjani vetes qejfin. Njerëzit do t’ju ngacmojnë që jeni duke u kënaqur me gjëra të marra, por jo gjithçka në jetë duhet të jetë serioze. Kohëve të fundit e keni lënë veten pas duke u përqendruar në përgjegjësitë familjare dhe në punën e vështirë. Mbase kjo ka ndodhur sepse keni dashur t’i shmangeni një problemi të dhimbshëm personal. Nëse nuk jeni në formë, shkoni në fitnes ose filloni ndonjë dietë. Kur keni plan, gjysma e betejës është e fituar.
Peshorja
Keni tendencë të tepruar për të dyshuar në motivet e njerëzve të tjerë. Vetëm pse dikush sillet mirë me ju nuk do të thotë se kërkon diçka në shkëmbim. Pranoni një ofertë të bukur. Në fund të fundit, ju edhe vetë keni qenë pjesë e gjërave të mira. Kjo është mënyra se si universi po u paguan. Vëmendja e madhe e një adhuruesi do t’ju bëjë të ndiheni në siklet. Qartësoni ndjenjat tuaja ose do të vazhdoni të ndiheni kështu. Nuk është lehtë të jeni seks simbol.
Akrepi
Jeni shumë kritike ndaj një kolegu ose fqinji. Tensionet do të ngrihen edhe më shumë dhe dikush do të shpërthejë nga presioni. Nëse jeni duke provuar të përmbushni një punë në afat të caktuar, mos u merrni shumë me detaje. Është më e rëndësishme të përfundoni punën me kohë sesa të bëni një vepër perfekte. Një anëtar i familjes që ka pasur vuajtje kohëve të fundit, do të kërkojë ta dëgjoni dhe t’i jepni një këshillë. Por mos u shqetësoni, sepse shpejt do ta kalojë këtë gjendje.
Shigjetari
Lajkat nuk ju shpijnë askund. Nëse dikush ju kërkon një opinion të sinqertë, bëjeni këtë gjë dhe mos fshihni asgjë. Keni instinkte të mira për të bërë prezantime dhe produkte shumë atraktive. Nëse i shfrytëzoni të dyja sugjerimet do të përmirësoni perspektivën e një mikut tuaj. Rezultati i një testi do të jetë zhgënjyes. Nëse fitoni rastin të provoni përsëri do ta bëni me përtesë por rezultatet do të jenë të mira. Vetëm keni në nevojë të përgatiteni më shumë.
Bricjapi
Mos i shpenzoni paratë që nuk i keni. Nuk është zgjidhje të llogarisni vetëm në kartën e kreditit. Duhet të përqendroheni të krijoni burime të tjera të të ardhurave. Tregojuni shokëve se jeni duke kërkuar punë. Kontaktet me njerëz janë më të rëndësishme sesa një CV mbresëlënëse. Nëse keni dyshime, duhet të bëni plane para se të merrni hapat.
Ujori
Duke iu shmangur një perspektive romantike do t’i lini përshtypje jo të mirë partnerit. Bëhuni vetvetja dhe bëni diçka që të ndryshoni lidhjen. Nëse shtireni se jeni e interesuar për sport dhe aktivitete të tjera që në të vërtetë i urreni, vetëm sa do t’i krijoni vetes telashe për më vonë. Mos e sakrifikoni pavarësinë tuaj. Nëse i dashuri juaj është vërtet i vlefshëm për ju, ai do të bëjë gjithçka për të ndërtuar një jetë me ty. Tashmë jeni në lidhje? Pranojeni se jeni zemëruar me një sjellje të partnerit.
Peshqit
Kjo nuk është koha më e mirë të bëni një marrëveshje të madhe me ndonjë agjenci qeverisëse. Një spital, universitet ose institucion tjetër në të cilin keni konkurruar, do t’i humbë dokumentet tuaja dhe duhet të përqendroheni të mbushni aplikacionet përsëri. Përgatituni dhe bëni disa kopje. Prisni disa ditë. Nëse do të aplikoni për diçka, telefononi asaj kompanie dhe pyeteni se çka nevojitet.