10:41 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2025

07:12 | 10/04/2025
në Horoskopi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Nëntor 2024

Dashi
Po krijoni konflikte të panevojshme. Qasja juaj e gabuar ndaj personave të afërt ju ka dëmtuar imazhin. Kërkoni të gjeni fajin te vetja. Zhgënjimet po u lënë vendin kënaqësisë në punë dhe hapat e ndërmarrë ju çojnë ëmbëlsisht drejt suksesit. Nga mania për të patur çdo gjë për vete, po kaloni limitet. Pika e dobët sot është gjendja financiare, çelësi i suksesit; progresi profesional.
Demi
Iniciativat profesionale janë të kushtueshme nëse nuk e keni kuptuar se puna kërkon përkushtim. Fokusohuni te persona që kanë përvojë për ta çuar përpara ambicien tuaj. Ky muaj ju ka sjellë disa luhatje emocionale që mund të rikuperohen duke hequr dorë nga egoizmi. Pika e dobët është hapësira që i kushtoni familjes dhe çelësi i suksesit; menaxhimi i mirë i kohës.
Binjakët
Dashuria dhe financat ju privojnë nga ecuria profesionale. Mes miqsh të vjetër do rigjeni veten aty ku e latë për të eksperimentuar. Erdhi momenti për të ndarë dyshimet mbi një marrëdhënie që e keni lënë pezull. Shkarkoni gjithë energjitë negative dhe afrohuni me njerëz që ju vlerësojnë. Pika e dobët është humbja e energjisë dhe çelësi i suksesit; progresi emocional.
Gaforrja
Një gaforre e qeshur dhe e ëmbël di të dalë gjithmonë nga situata. Këto dy veti duhet t’i përdorni më shpesh kur bëhët fjalë për të shpëtuar nga rrethana që mund t’ju kompromentojnë. Ndikimet astrale kanë kohë që ju kanë vënë në një kënd ku mund të ekspozoni më mirë gjithë aftësitë komunikuese që ju ndihmojnë për t’u integruar më mirë në projekte financiare. Në dashuri po dilni nga një fazë rutinore dhe zgjimi po ju pëlqen. Pika e dobët është çorientimi dhe çelësi i suksesit; distanca me personat negativë.
Luani
Dëshira për të kaluar në një status të ri në çift ju ka bërë të varuar nga partneri. Tendenca për të qenë një partner ideal ju ka kushtuar karrierën dhe tani po shikoni se ju duhet të kujtoheni për veten. Ekuilibri mendor ju rrit sigurinë për hapa të mëtejshëm edhe në aspektin social, duke evituar një izolim të gjatë në mendime të vakëta. Pika e dobët është një dalje e papritur nga grupi miqësor dhe çelësi i suksesit; personaliteti i fortë.
Virgjëresha
Yjet kanë krijuar një tis të hollë qetësie që po ju deh. Merrni kohën tuaj dhe lëvizini të gjithë gurët për të arritur ato që doni. Toleranca dhe harmonia në familje ju ka mundësuar të dilni nga pengesat financiere. Në dashuri, dinamika po ndryshon. Gjërat që dikur i toleroje, tani mund të të duken të papranueshme. Ekziston rreziku që vëmendja jote të largohet nga partneri dhe të përqendrohet diku tjetër. Pika e dobët është largësia me të afërmit dhe çelësi i suksesit; maturia.
Peshorja
Lodhja stinore po largohet dhe tani jeni gati të hapni zemrën për dashuri. Bindjet dhe zhgënjimet do ju çojnë në një univers paralel ku ju duhet të përshtateni me personalitetin tuaj që ndryshon shumë shpesh. Pozicioni aktual i Afërditës është mjaft i favorshëm për financat. Kontrolloni nervozizmin dhe ecni në rrugë të njohura. Pika e dobët është ndonjë padrejtësi që mund t’ju bëhet dhe çelësi i suksesit; financat e mira.
Akrepi
Dashuria është stimuluese, ndërsa financat po shohin përmirësim. Ky konfigurim qiellor të fton të përjetosh ndjenjat dhe të mos lejosh emocionet negative të marrin kontrollin. Mos bjer në grackën e pesimizmit. Ky është moment i shkëlqyer për ata që kanë pasion për aktivitete krijuese dhe që kanë investuar me mençuri në të kaluarën. Pika e dobët është lodhja fizike dhe çelësi i suksesit; pasioni për muzikën.
Shigjetari
Konflitet nuk ju çojnë askund. Ktheni sytë nga vetja dhe përpiquni t’I jepni çdo personi atë që meriton. Zgjedhjet e deritanishme ju kanë mësuar të ecni mbi zjarr pa u djegur, por kjo ju bën më të sigurtë. Në dashuri, mund të ketë ende dyshime. Reflektoni mbi tensionet e shfaqura. Pika e dobët është humbja e fokusit te familja dhe çelësi i suksesit; vendosmëria.
Bricjapi
Një periudhë tranzitore në dashuri ju ka lodhur e po ndiheni rob të ndjenjave. Për të shpëtuar ju duhet guxim dhe një strategji e zhdërvjellët. Provokimet në emër të çështjeve ligjore ju kanë mprehur një aftësi tjetër, atë të qenurit i pavarur nga ndikimet. Pika e dobët është konflikti artificial që krijoni për të dalë në krye dhe çelësi i suksesit; partneriteti i besueshëm.
Ujori
Ndjesitë dhe përjetimet e një kohe të shkuar po jua dobësojnë qëndrueshmërinë ndaj një personi që jua ka kompromentuar zemrën. Dilni nga guacka e tundimeve dhe vendosni vetë mbi jetën tuaj. Zemra dhe arsyeja ju ngatërrojnë keq mes asaj që keni dhe asaj që shkoi. Financat po ju fuqizojnë pozitat drejtuese dhe integritetin profesional. Pika e dobët është ndonjë tekë e pozicioneve astrale në familje dhe çelësi i suksesit; përshtatshëria me njerëz dhe vende të reja.
Peshqit
Ej peshq, erdhi radha juaj! Po kënaqeni me gjithë ato që keni fituar në dashuri dhe tani po tentoni të shkoni përtej duke synuar majat edhe në financa, por këtu ka një kleçkë të vogël; komunikimi. Hidhni pas krahëve çdo hatërmbetje dhe bëjini llogaitë në favorin tuaj, duke krijuar mundësi edhe për të tjerët. Surprizat në planin social do ju bëjnë edhe më të dashur duke kuptuar e njohur realisht miqtë e vërtetë që e duan praninë tuaj më gjatë. Pika e dobët është mungesa e vëmendjes në çdo detaj dhe çelësi i suksesit; eleganca e të menduarit.

Pas

Paralizohet Italia/ Konfirmohet grevë 48 orëshe në të gjithë vendin, frikë për trazira dhe kaos

Para

BE transferon 1 miliard euro shtesë në Ukrainë nga asetet e ngrira ruse

Para
BE transferon 1 miliard euro shtesë në Ukrainë nga asetet e ngrira ruse

BE transferon 1 miliard euro shtesë në Ukrainë nga asetet e ngrira ruse

 



Të Fundit

E paprecedentë! Votuese në Tiranë, kandidatja e PD futet në qendrën e votimit në Fier dhe u bën presion komisionerëve

Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier, gjenden vetëm 47

“Do të kemi një ditë të dytë vere!”/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet!

Zgjedhjet parlamentare, voton ministri Gonxhja

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

Ndodh për herë të parë në Shqipëri! Nga Ferma VIP te kutia e votimit, Big Basta: Kushdo që të fitojë të bëjë më të mirën për shqiptarët

Të dënuarit votojnë në burgun e Fushë Krujës! Përjashtohen nga e drejta e votës 56 të dënuar

Dyshim për blerje votash në Kukës/ Arrestohet 27-vjecari, i sekuestrohen euro e lekë

Fier, kandidatët e PD shkelin Kodin Zgjedhor, futen në qendrat e votimit

Kreu i SPAK, Altin Dumani voton në kryeqytet: Do komunikoj pas zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.