Dashi
Eshtë koha për dashuri! Tërhiquni nga agjenda vanitoze dhe mprihni intuitën për të kuptuar se kush dëshiron të jetojë bukur çdo çast. Miqtë kanë kuptuar se me një dash nuk shkohet përpara nëse gjërat nuk shkojnë siç doni ju. Përmbyseni opinionin e një natyre pasive dhe ndiqni ritmin e atyre që vrapojnë shumë. Eksploroni ndjesitë dhe qartësoni veten për dyshimet që keni për rrethin profesional. Pika e dobët është mungesa e strategjive elegante në komunikim dhe çelësi i suksesit; durimi.
Demi
Heshtni ju demë nëse nuk ju kërkohet mendim. Sundoni zemrën tuaj si fillim se dikush po luan me të duke u hakmarrë për gjithë kohën kur ju keni jetuar vetëm për veten. Sektori profesional është duke shkatërruar gjithë mendimin e gabuar që kishit për kolegët, ndaj ndiqni logjikën tuaj. Pushteti i takon arsyeve që zemra ka për të vuajtuar apo lumturuar. Avanconi me pretendimet që keni dhe takoni dikë që ka dëshirë t’ju dëgjojë. Pika e dobët është gjendja financiare dhe çelësi i suksesit; interesi për studime.
Binjakët
Argëtohuni me miq që mund t’ju tolerojnë abuzimin me kohën. Mbani afër persona që keni interesa të përbashkëta. Financat janë pozitive. Shprehini qartë mendimet dhe idetë, pasi ato do ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar. Zemra po njeh ca emocione që me parë nuk i keni provuar, mos u druani të shijoni atmosferën që e lëviz botën për ju. Pika e dobët te ju është nxitimi dhe çelësi i suksesit; pasuritë e paluajtshme.
Gaforrja
Mes sinqeritetit dhe gënjeshtrave; zemra di të ndjekë zërin e brendshëm. Popullariteti juaj ka qenë gjithmonë në pikëpyetje, por tani ju duhet të rrëzoni barrierat. Do të jetë më e lehtë të fitoni pëlqimin e individëve të rëndësishëm. Udhëtimet në grup nuk janë shumë në natyrën tuaj, ndaj tregohuni më të hapur. Financat janë duke u përmirësuar dhe brenda pak kohësh do arrini ato që keni pritur gjatë. Pika e dobët është joshja nga argëtimi dhe çelësi i suksesit; angazhimi në sport.
Partneriteti në çift është një fushë që ju shpesh shfaqni hije dyshimi. Dashuria ka nevojë për një rikthim tek kohët e shkuara sa për të mbajtur zjarrin ndezur. Ju nuk jeni më romantikët e dikurshëm, ndaj jepini pak kohë vetes për të mos i lënë ndjenjat të humbasin. Financat janë pika e dobët dhe çelësi i suksesit është maturia.
Akrepi
Bëhuni optimistë dhe merruni me veten pasi shanset për të ndryshuar rutiën janë maksimale. Një histori e vjetër do rikthehet tani që ju nuk keni më interes, ndaj tregohuni diplomatë. Mos u befasoni nga ajo që do zbuloni tek vetja juaj për nga guximi për t’u shkëputur nga procese që ju kanë penguar e shfrytëzuar pa të drejtë. Atmosfera profesionale po njeh ngjitje, ndaj ju duhet të shikoni me përparësi çdo detaj që ju intereson. Pika e dobët është komunikimi impulsiv dhe çelësi i suksesit; diplomacia.
Shigjetari
Nëse deri tani ia keni dalë mbanë vetë, bëni mirë të kërkoni një bashkëudhëtar të denjë për gjithë hapat gjigandë që guxoni të hidhni. Detyrimi moral ndaj vetes tuaj ju vë shpesh në provë duke jua bërë shpesh jo të lehta gjërat. Idealistë fanatikë të shijeve të veçanta, mos e zhgënjeni zemrën në dashuri. Pika e dobët është mungesa e kohës dhe çelësi i suksesit; ekuilibri.
Bricjapi
Gjeni dikë që njeh mirë pasionet që ju keni dhe kalojani një pjesë të përgjegjësisë. Merrini punët shtruar dhe mos harxhoni kohë kot me projekte që nuk ju vlejnë. Klima në familje është delikate ndaj kujtohuni për ata që ju rrinë pranë kur edhe për më të voglin shqetësim. Përzgjdhni me kujdes fjalët për t’i lënë vend vetes nëse doni t’jua kthejnë me të njëjtën monedhë. Pika e dobët është nxitimi, çelësi i suksesit; personaliteti.
Ujori
Po ktheheni në një model të ri social me atë që manifestoni shpesh; dashamirësi dhe shpejtësi në veprim. Maturia në veprim është një bonus I artë për potencialin që ju keni për të ndryshuar energjinë e grupit. Guxoni më shpesh me udhëtimë në vende të pazakonta e shijoni përmasa të lirisë që ende nuk I keni njohur brenda vetes. Pika e dobët janë shpenzimet dhe çelësi i suksesit; aftësia për të mirëpritur kritikat.
PeshqitJu duhet tani të hiqni dorë nga një lidhje ose vendosni të kaloni gjatë me një person egoist! Ky realitet është histori e vjetër dhe juve ju duhet të merrni më të mirën nga vetja. Dashuritë e destinuara t’ju mpakin nuk ju përkasin ju peshqëve që e doni jetën plot diell. Gëzimi pa shkak i zemrës edhe kur është larg miqve të dashur ju bën të mendoni se ajo që keni arritur me mund në personalitetin tuaj duhet ruajtur. Pika e dobët është neglizhenca në punë dhe çelësi i suksesit; paqja e brendshme.