20:41 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Horoskopi për ditën sotme, e enjte 13 Gusht 2020 (Shenjat me fat)

07:07 | 13/08/2020
në Flash, Horoskopi, Te Fundit, Te Gjitha
0
HOROSKOPI. 16 GUSHT 2018

Dashi-Dita juaj do të jetë disi e komplikuar. Mundohuni të ruani përqendrimin sepse nëse i bëni gjërat në mënyrë sipërfaqësore rrezikoni të  bëni ndonjë gabim. Përsa i përket situatës sentimentale, partneri/ja juaj mund të kundërshtojë faktin që jeni shumë pak kohë në shtëpi dhe kjo mund të ndezë diskutim.

Demi-Sot yjet do t’ju buzëqeshin do t’ju sigurojnë një ditë perfekte. Në mëngjes do të merrni një lajm që do ju bëjë të lumtur, ndërsa në orët e pasdites do të kaloni orë të lumtura së bashku me personin e zemrës, ku do të forconi më tej marrëdhënien në çift. Situata financiare po i kthehet gradualisht normalitet, vazhdoni kështu.

Binjakët-Sot nuk do të mund të përqendroheni për pjesën më të madhe të ditës. Ju këshillojmë që të mos ndërmerrni rrezikime të kota ndërsa nuk jeni në kushtet psikofizike ideale. Përsa i përket punës, reduktoni aktivitetet rutinë. Përsa i përket familjes, përpiquni të kaloni më shumë kohë me fëmijët sepse kanë nevojë për mbështetjen tuaj.

Gaforrja-Dita juaj sot nuk do jetë fort e mirë. Gjatë orëve të punës do duhet të përballeni me një diskutim me një kolegun tuaj, p ër shkak të një keqkuptimi. Përpiquni të ruani qetësinë, përndryshe do të rrezikoni në mënyrë të pariparueshme raportin tuaj. Përsa i përket pjesës sentimentale, mbërmja premton gjëra të mira për beqarët në kërkim të shpirtit binjak. Mos e lini t’ju ikë ky rast i mirë.

Luani-Sot më në fund do të shijoni një ditë qetësuese. Orët në punë nuk do ju japin shqetësime dhe do të ndihmojnë që pasdite të jeni akoma më të motivuar. Përsa i përket pjesës sentimentale do të jetë një ditë pozitive pasi partneri/ja do ju dhurojë momente mjaft romantike. Me shëndetin nuk do keni probleme.

Virgjëresha-Dita juaj nuk do të nisë në mënyrën më të mirë, për shkak se do të përballoni një krizë të vogël familjare. Duke ruajtur qetësinë gjërat do të rregullohen në pak orë. Përsa i përket punës, do të mund të jetë një ditë e favorshme për ata  të cilët janë në kërkim të saj. Situata sentimentale po jeton një fazë negative, por aspak shqetësuese.

Peshorja-Gjatë mëngjesit diçka mund tju turbullojë qetësinë tuaj duke e bërë ditën më të komplikuar. Një lajm që do merrni do jua prishë humorin. Edhe në punë situata nuk do jetë nga më të mirat, pasi do të debatoni me një kolegun tuaj. Vetëm gjatë mbrëmjes do të mund të shijoni disa momente paqeje në vetmi.

Akrepi-Dikush sot do të trokasë në portën tuaj dhe do ju japë një lajm të bukur. Dita do të jetë shumë pozitive edhe falë humorit tuaj të mirë që do të bëjë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë të qeshur. Gjatë pasdites do të duhet të shoqëroni një nga fëmijët tuaj në një ditëlindje dhe kështu do të mund të kaloni më shumë kohë me të. Momentet romantike do të jenë mjaft të mira, sidomos pas darke ju pret një mbrëmje e lumtur.

Shigjetari-Sot do t ë kuptoni që duhet të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj private. Jeni gjithmonë të varur nga të tjerët, prandaj ka ardhur momenti për të marrë në dorë jetën tuaj dhe të vendosni në mënyrë autonome për gjërat që do të bëni. Gjatë pasdites më në fund do të gjeni punën që kërkonit prej kohësh. Luftoni me të gjitha forcat tuaja për të mbajtur postin.

Bricjapi-Ka ardhur momenti që të ndaloni nj ë moment dhe të dëgjoni zemrën tuaj, pasi do të bëni një zgjedhje që do të përfshijë dhe partnerin tuaj. Lajme të mira nga puna, sidomos për profesionistët e lirë që do të ndërmarrin një angazhim të rëndësishëm ku do të mund të fitojnë para në muajt në vazhdim. Marrëdhëniet me familjen tuaj do të jenë të turbulluara për shkak të disa zgjedhjeve që do të sjellin kundërshtime.

Ujori-Shumë prej jush ndodhen akoma me pushime në det, ndërsa sot do të mund të bëni një takim të bukur me një person që do të ngacmojë fantazinë tuaj. Në ditët e fundit jeni duke e tepruar me ushqimin, përpiquni të mos e teproni në mënyrë që të mos keni probleme me shëndetin. Gjatë pasdites do të vijnë t’u takojnë disa miq të dashur, dhe argëtimi do të jetë i siguruar falë shoqërisë së tyre.

Peshqit-Ditë e madhe ndryshimi për të gjithë ata që janë shenja e peshqve, pasi nga ana sentimentale të gjithë beqarët do të mund të gjejnë personin e zemrës, ndërsa për të tjerët do të jetë një ditë me suksese të mëdha profesionale. Ditë e mirë edhe për ata që janë çift, pasi një nga partnerët do të  jetë mjaft romantik.

Pas

E bujshme/ Fenerbahce kërkon portierin shqiptar!

Para

Shqiptarët nuk po preferojnë të lindin, 3,2% më pak bebe në 6 mujor

Para
Ish ministri i Bujqësisë, Panariti jep alarmin: Bebet mund të jenë në rrezik, AKU të nisë menjëherë bllokimet

Shqiptarët nuk po preferojnë të lindin, 3,2% më pak bebe në 6 mujor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Robert Francis Prevost, kush është Papa i ri që u zgjodh nga 133 kardinalët në krye të Vatikanit

Dom Gjergj Meta, ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, do të mbajë emrin Leoni XIV

Zgjidhet Papa i Ri, tym i Bardhe nga Vatikani, 133 kardinalet zgjedhin drejtuesin e Kishes Katolike

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.