Dashi – Do të keni një rënie të lehtë, në raport me ditët e fundit. Do të ndiheni të lodhur ose ndoshta do ju duhet që të përballeni me pengesa. Shumë prej jush janë të pakënaqur me jetën që kanë dhe duan që ta ndryshojnë. Edhe ata që në raportet në çift ndihen të mirë, do të duan që të ndryshojnë diçka. Me pak fjalë është një periudhë disi e vështirë, por mund t’ia dilni.
Demi – Po afron një fazë më e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Të rinjtë mund të përjetojnë një moment rritjeje, kështu që nëse keni projekte vërini në jetë. Në dashuri përgjigjet e para do të vijnë në javët në vijim. Nëse jeni vetëm prej disa kohësh, ka ardhur momenti që të shihni përreth.
Binjakët – Për të lindurit e kësaj shenje, parashikohet një periudhë rilindjeje. Hëna nuk do të ketë ndikim të kundërt tek të lindurit e kësaj shenje dhe as Venusi. Kush do që të bëjë një ndryshim të rëndësishëm, do të ketë mundësi të mira. Ndërkohë kush kërkon një dashuri, do të jetë mjaft i favorizuar. Për çiftet do të ketë afrim.
Gaforrja – Gjatë këtyre orëve do të ndjeni një presion të madh të planetëve. Do të ndiheni disi të lodhur dhe nervoz. Nëse jeni mirë dhe nuk keni konflikte, nuk do të ndodhë asgjë e re. Nëse ka diçka që nuk shkon mirë, gjatë kësaj fundjave do të flisni qartë. Në dashuri, çiftet, ato më të forta do të dalin nga një periudhë e vështirë, por do e marrin veten.
Luani – Kjo është një periudhë e cila ju shtyn që të flisni sa më hapur. Keni nevojë për njerëz që ti keni pranë. Këto orë do të jenë vendimtare, për të marrë një konfirmim. Për çiftet e forta, kjo periudhë është mjaft pjellore. Mund të pranoni një ndryshim në punë, por vlerësojeni mirë.
Virgjëresha – Ju pret një ditë shumë frymëzuese. Kjo periudhë ju ndihmon që të rikuperoni dhe të përjetoni emocione të forta. Venusi do të ndikojë pozitivisht tek të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri jeni përballur me konflikte dhe mungesë koordinimi. Për gjithë ata që janë në çift parashikohen probleme dhe luhatje. Fundjava mund të sjellë një riafrim.
Peshorja – Ka ditë në të cilat duhet të rrini të qetë! Kjo është një prej tyre. Bëni mirë që të tregoheni të matur me fjalët, sidomos në punë. Dikush mund t’iu vendosë në provë. Po ashtu do të ndjeni një lodhje të madhe.
Akrepi – Ju pret një ditë e mirë, nëse doni që të arrini një marrëveshje. Kush po punon për të marrë diçka më shumë në punë, më në fund do ju japë më shumë hapësirë projekteve të mëdha. Dikush mund të blejë diçka, ose të fitojë diçka më shumë. Bëni mirë që të mos bëni shumë gjëra njëherësh.
Shigjetari – Kjo fundjavë do të sjellë të reja premtuese për të lindurit e kësaj shenje. Është momenti i duhur për të vepruar dhe lëvizur. Emocione të mëdha parashikohen në horizont, ku do të keni mundësi që të liroheni nga një peshë e madhe. Parashikohen takime mjaft të kënaqshme.
Bricjapi – Ndiheni në konfuzion të madh. Zhvillimet e fundit ju kanë ndryshuar jetën. Jeni në një gjendje të cilën duhet ta shfrytëzoni në maksimum. Do ju duhet këshillimi me dikë, lidhur me zgjidhjen e një problemi.
Ujori – Jeni duke jetuar një fundjavë interesante. Tregoni vëmendje maksimale, pasi komplikimet do të jenë të pranishme. Nga pikëpamje emocionale, do të ketë rikuperim. Venusi do të jetë mjaft i favorshëm dhe do të sjellë energji pozitive. Kjo e premte është mjaft e favorshme edhe për ata që janë vetëm.
Peshqit – Kjo e premte sjell një qiell mjaft të favorshëm, në raport me ditët e kaluara. Kush do që të bëjë një takim special, do të jetë mjaft i favorizuar. Zgjidhje të mundshme parashikohen edhe për çështjet ligjore dhe probleme që nuk i zgjidhnit prej kohësh. Në dashuri do të përkushtoheni plotësisht.