04:26 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Horoskopi për sot/ Ja shenjat që do e kenë ditë të zezë

07:19 | 16/07/2019
në Flash, Horoskopi, Te Fundit, Te Gjitha
0
HOROSKOPI. 14 gusht 2018

Dashi-Do ëndërroni me shume sesa duhet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe realiteti do ju duket i egër. Zbrisni me këmbë ne toke sepse me vone do lëndoheni edhe me tepër. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do ndihen gati t’i çojnë ato me tej. Situata financiare nuk do ketë përmirësime edhe pse keni kohe qe po shpenzoni me maturi.

Demi-Dite e tensionuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e keni menduar kështu qe bëni kujdes. Beqaret do kenë takime me disa persona serioze. Ata do diskutojnë gjere e gjate me ta ne mënyrë qe te njihen me mire. Ne planin financiar rekomandohet maturi. Situata nuk do jete aq e qëndrueshme sa për te kryer investime.

Binjaket-Edhe pse jeni ne një lidhje, ju dhe partneri do e respektoni lirinë dhe mendimin e tjetrit. Gjithçka do shkoje për mrekulli dhe do ndiheni me fat qe keni njeri-tjetrin. Beqaret mund te fillojnë menjëherë histori dashurie pasionate. Ne planin financiar është momenti te kryeni transaksione dhe investime. Nëse nuk e bëni sot me vone do e keni te vështirë.

Gaforrja-Përgatituni për momente te lumtura dhe mjaft harmonike gjate kësaj dite. Do ja shprehni me tepër ndjenjat atij qe keni ne krah dhe do mrekulloheni pranë tij. Beqaret do bëjnë mire te mos i kalojnë etapat sa hap e mbyll sytë, por t’i shijojnë ato sa me shume. Financat fatmirësisht nuk do jene delikate, prandaj mund te kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Luani-Staurni do jete planeti qe do udhëheqë jetën tuaj ne çift sot. Nuk do tregoheni kërkues ndaj partnerit përkundrazi do e toleroni atë here pas here. Beqaret do bëjnë çmenduri vetëm e vetëm për ta gjetur princin e tyre te kaltër. te ardhurat nuk do jene ne gjendjen me te mire, megjithatë me pak kursime dhe kujdes do ua dilni mbanë edhe këtë dite.

Virgjëresha-Do i harroni te gjitha problemet e se kaluarës sot dhe do i kërkoni partnerit te nisni një etape te re. e keni vendosur se do toleroni me tepër dhe nuk do tregoheni impulsive. Beqaret do kenë besim tek vetja dhe do e bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Ne planin financiar do lodheni paksa, por do e stabilizoni situatën. Shume shpejt do ketë edhe përmirësime.

Peshorja-Priten vështirësi te shumta sot ne jetën tuaj ne çift. Mos u nxitoni te merrni vendimet qe ju duken me te lehta sepse keni për te vuajtur me shume. Beqaret nuk do jene shume ne humor për te nisur histori dashurie. Merkuri do iu sjelle fat ne planin financiar. Do keni përmirësim te menjëhershëm te situatës. Do shpenzoni pa frike për ato qe do ju duhen.

Akrepi-Do i shtoni dozat e fantazisë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do jete me e elektrizuese se kohet e fundit. Beqaret duhet te dëgjojnë edhe arsyen jo vetëm zemrën sepse ne te kundërt mund te bëjnë disa gabime. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim nga disa dite me pare. Ruajeni vigjilencën dhe shpenzoni me sa me shume kursim.

Shigjetari-Do i kaloni sa hap e mbyll sytë te gjitha problemet qe ju kishin dale ne jetën tuaj ne çift dhe do e shihni me më tepër optimizëm te ardhmen. Beqaret do kenë takime serioze dhe mund te fillojnë shume shpejt histori dashurie afatgjata. Ne planin financiar duhet te zgjidhni sa me shpejt problemet urgjente e me pas te bëni një riorganizim te situatës.

Bricjapi-Do kaloni momente mjaft romantike gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje kurrë. Si ju ashtu edhe partneri do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt ne krah. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe do e përmirësoni gjendjen e te ardhurave.

Ujori-Te gjithë çiftet qe i kane rezistuar stuhive dhe furtunave te kohëve te fundit do marrin vendime te rëndësishme sot mbi te ardhmen. Beqaret do hidhen ne sulm dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Jeta e tyre do ndryshoje tërësisht rrjedhe. Edhe ne planin financiar do keni shume fat. Përfitoni për te kryer transaksionet e menduara.

Peshqit-Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni debate te shumta me partnerin dhe ne asnjë mënyrë nuk do pranoni qe gjerat te bëhen siç do ai. Po vazhduar me këtë sjellje nuk keni për te shkuar gjate si çift. Beqaret do qëndrojnë pranë miqve dhe do ndihen mire. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme, prandaj mund te kryeni edhe ndonjë investim.

 

Pas

Presion edhe Fevziut, Rama po mbyll ‘Të paEkspozuarit’

Para

Aksident i rëndë, mjeti del nga rruga. Vdes babai, plagoset i biri

Para
Aksident në Elbasan/ Përplasen 3 makina, dy persona të plagosur

Aksident i rëndë, mjeti del nga rruga. Vdes babai, plagoset i biri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

PS kryeson në Belsh e Prrenjas, si ndahen votat mes ‘të vegjëlve’

Ekzekutohet urdhri i ndalimit nga SPAK për babain e kandidates së PSD-së në Fier

Numërohen 5% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 84 mandate, PD 49 mandate. PSD forcë e tretë politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.