Dashi
Edhe pse nuk do keni aspak debate dhe mosmarrëveshje ne çift gjate kësaj dite, serish nuk do ndiheni aq te kënaqur sa do dëshironit. Beqaret duhet te tregohen me te disponueshëm ndaj ftesave qe do iu bëhen sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te ndryshojnë status. Ne planin financiar priten ndryshime pozitive te situatës.
Demi
Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur nga çdo e keqe gjate kësaj dite. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe do merrni se bashku vendime. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe te mos iu besojnë te gjitha lajkave te të tjerëve. Nëse e menaxhoni me kujdes buxhetin, situata financiare do jete mjaft e qëndrueshme.
Binjaket
Tregohuni te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mos tregojini atij çdo gjë qe ndjeni. Veten ne këtë mënyrë do mund te ruani ekuilibrin ne çift. Beqaret nuk duhet te marrin vendime pa qene te sigurte se me cilët persona kane te bëjnë. Sektori i financave pritet te ketë goxha përmirësime. Do ndiheni me te sigurte kur te kryeni çdo lloj shpenzimi.
Gaforrja
Do i shtoni dozat e fantazisë ne çift gjate kësaj dite dhe do përjetoni ndjesi te reja pranë personit qe dashuroni. vazhdoni ne këtë rrjedhe. Beqaret do realizojnë disa takime aspak interesante, madje disa mund te jene edhe te mërzitshme. Gjendja e te ardhurave nuk është aq e mire sa duhet kështu qe absolutisht nuk duhet te luani me zjarrin.
Luani
Pasioni do rindizet sot ne jetën tuaj ne çift dhe jeta juaj ne çift do jete me e bukur se me pare. Edhe pse shume te tjerë do iu joshin dhe do mundohen t’iu bëjnë për vete nuk do ia arrijnë dot. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do mund te bëjnë atë qe duan. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe mos kryeni shpenzime ekstravagante.
Virgjëresha
Do kuptoheni me se miri sot me partnerin tuaj dhe nuk do kërkoni shume nga partneri kur e dini qe ai ka edhe angazhime te tjera. Për këtë arsye ai do iu vlerësoje edhe me tepër. Beqaret me shume gjasa do fillojnë një histori dashurie si neper romanet me te bukur. Ne planin financiar nuk duhet te alarmoheni nëse ju del ndonjë problem i vogël.
Peshorja
Dite mjaft e qëndrueshme dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje sipas parashikimeve, kështu qe nuk duhet absolutisht te shqetësoheni. Beqaret do kenë një dite te mbudhur me surpriza te këndshme. Shfrytëzojeni çdo çast. Ne planin financiar do jete Jupiteri i cili do iu ndihmoje te zgjidhni te gjitha problemet financiare.
Akrepi
Për sa iu përket çështjeve te zemrës, duhet thënë se dita do jete pozitive. Do ruani një komunikim te mire me partnerin tuaj dhe do kuptoheni për çdo gjë. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e dine as vete se çfarë duan. Te ardhurat fatmirësisht nuk do kenë probleme. Gjithsesi yjet këshillojnë te shpenzoni me shume kujdes.
Shigjetari
Do njihni një ane tjetër te partnerit tuaj sot e cila do iu pëlqejë jashtë mase. Do ndiheni krenare për te dhe do e dashuroni edhe me tepër. Beqaret, edhe pse nuk e presin, sot do realizojnë takime mbresëlënëse. Përfitoni dhe njihuni sa me mire me ata persona. Gjendja financiare fatmirësisht do jete e qëndrueshme. Nuk do keni asnjë problem sado te vogël.
Bricjapi
Kjo e sotmja do jete shume e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Priten surpriza te njëpasnjëshme dhe kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret do joshen nga persona me te mëdhenj, por me një bote fantastike. Mos e humbni mundësinë për t’i njohur me mire. Problemet e vogla financiare qe keni mund t’i zgjidhni me qetësi dhe pa u nxituar.
Ujori
Reflektoni mire sot nëse partneri ju kërkon te merrni vendime te rëndësishme sepse me vone nuk do këtë me rikthim pas. Beqareve do iu ndryshoje ekzistenca fale një takimi te mrekullueshëm qe do realizojnë. Bota e tyre do marre plot ngjyra. Sektori i financave do ketë përmirësime te vogla, por mjaft te domosdoshme ne këtë periudhe ne te cilën jeni.
Peshqit
Fale përkrahjes qe do iu japë Merkuri ju do e ruani ekuilibrin, bashkëpunimin dhe harmoninë ne çift gjate kësaj dite. Nuk do ketë me as debate dhe as konflikte. Beqaret do jene gati për te filluar histori dashurie me persona qe kane kohe qe i joshin. Nga ana tjetër mos kërkoni te pasuroheni shpejt dhe me mënyra ilegale sepse keni për te humbur me shume.