1-Dashi (21 mars-20prill)
Viti 2017 do të mund të jetë një ndryshim i madh në planin e punës dhe atë personal. Pozita e planetëve paralajmëron vetëkontroll në fushën e dashurisë, ndiheni më të sigurt se zakonisht. Po mendoni për të mirën tuaj. Në planin e punës duhet të jeni të vendosur dhe me durim. Viti 2017 sjell disa mundësi që duhet t’i përdorni në mënyrën e duhur. Po ju presin mundësi të hatashme në karrierë, por duhet t’ju përkushtoni shumë vullnet dhe energji. Në fushën e financave ju presin shumë sfida dhe periudhë e mirë, por mos merrni vendime të mëdha para se të shikoni të gjitha llogaritë nga e kaluara. Ka mundësi të keni një lidhje me një nga shenjat e zjarrta, kini kujdes me shenjat e njëjta si ju, pasi është e pamundur të përshtateni dhe keni mospëputhje të theksuar karakteresh.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Mos dashuroni ndryshimet rastësore, por që nga vera e vitit të kaluar që ka sjellë shumë ndryshime profesionale ose të jetës në përgjithësi është një vit me vendime të mëdha dhe përfundime me surpriza, kur në dhjetor Saturni do të kthehet aktiv në shenjën tuaj. Muajit më të mirë për të marrë vendime do të jenë gjashtë të parët. Horoskopi do të jetë i shkëlqyer për të bërë përpara edhe në fushën sentimentale. Konsideroni që në prill do të jetë muaji që do vendosni për lidhjet tuaja në çift. Sipërmarrësit dhe profesionistët do të marrin projekte të mëdha që nga fillimi i vitit 2018, nisur që në dhjetor të 2017-ës.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Qëndron prania e Saturnit edhe në fillim të vitit e cila ju mban akoma në pasigurinë që ju ka shoqëruar edhe gjatë muajve të fundit të vitit 2016. Megjithatë kush ka një rol drejtues dhe prestigjioz do të ecë përpara me sukses. Jupiteri qëndron favorit. Nëse në 2016 keni pasur vështirësi ekonomike, tani shumë llogari do të mbyllen dhe problemi i vetëm me të cilin do të përballeni është lodhja. Kush do të rinovojë një marrëveshje ose kontratë do të gjejë zgjidhje në muajin maj. Dashuria është impulsive, kokëfortë dhe pozitive. Maji, qershori dhe korriku janë muajit më interesantë për ata që duan të martohen.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Pjesa e parë e vitit është për të guximshmit, ata që kanë një rol drejtues duhet të kalojnë disa vështirësi dhe pengesa për të arritur qëllimin. Ndërsa punëtorët e pavarur do jenë të kënaqur me punën që bëjnë. Ata që nga vera e kaluar kanë një detyrë prestigjioze shpeshherë do të përballen me njerëz ziliqar. Gjëja më interesante është se që nga stina e pranverës gjithçka do të ndryshojë për mirë. Fillimi i vitit 2017 mund të nisë me tensione dhe probleme për motive financiare ose arsye ligjore, por në fushën e dashurisë do të jetë vera e rëndësishme për të marrë vendime. Për sa i përket shëndetit, horoskopi për vitin 2017 ju këshillon të mos anashkaloni mjekun dhe të mos lini anash simptomat e thjeshta të ftohjes, këshillohuni me mjekun.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Viti 2017 nis i shkëlqyer. Saturni do të jetë në aspektin më të mirë për muaji me radhë, ndërsa Urani do ju japë një ndihmesë të veçantë, Jupiteri do të jetë shumë aktiv dhe në fund Marsi do të lëviz nëpër shenjën tuaj nga gjysma e korrikut deri në fillim të shtatorit. Janë shumë mundësi derisa të vijë koha e përshtatshme që njëra prej dëshirave të realizohet. Gjëja më e rëndësishme mund të jetë krijuar dhe të ketë ecur përpara. Ju këshillojmë t’i përkushtoheni familjes dhe të kaloni momente të bukura në shoqërinë e anëtarëve të familjes. Mendoni që në periudhën që po vjen, më shumë të kaloni kohë me ta, se sa me të tjerët që ju shtiren se janë miqtë tuaj. Ndonjëri mund të hedhë më shumë hapa drejt dashurisë që po përjeton, dhe nuk do të mungojnë gjërat e reja. Luani është shenjë e energjisë absolute, e si lider të lindur reagoni me shumë iniciativë në punë. Shëndeti është stabil, me përjashtim të qëndrueshmërisë, shëtisni, ecni më shumë.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Viti 2017 ka një zhvillim eksperimental dhe të riorganizuar. Këto kushte mund të bëjnë që të ankohen mjaft Virgjëresha që do të donin të kishin gjithçka nën kontroll dhe të dinit se çfarë do të ndodhë pas verës. Realiteti është që për pak kohë duhet të jetoni çdo ditë mirë, edhe për ata që punojnë për një kompani do të duhet të presin të paktën 6 muaj para se të rimarrin një drejtim të tyren. Nuk është e nevojshme të keni frikë nga sfidat e reja, një konfirmim i rëndësishëm do të jetë midis muajit maj dhe korrik. Disa marrëdhënie të paqëndrueshme do të mbyllen deri në pranverë. Konfirmoni gjithçka deri në fund të vitit. Në planin financiar, horoskopi 2017, ju këshillon që gjatë prillit, shtatorit dhe dhjetori të mos nënshkruani kontrata të mëdha. Ata që janë beqar i pret një vit shumë interesant, sidomos gjatë periudhës verore, më konkretisht në gjysmën e parë të gushtit, sepse atëherë shtohet dëshira e madhe që ta gjeni gjysmën e shpirtit binjak. Nëse i përkushtoheni shëndetit sa i kushtoheni daljeve, do të bënit shumë për veten.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Mendoni për të ardhmen me optimizëm. Zeusi është në shenjën tuaj prej disa muajsh dhe nuk është rastësi që nga fillimi i verës të vitit 2016 ju keni përjetuar ndryshime në punë dhe pritet të hidhni hapa edhe në fushën e dashurisë siç është martesa apo bashkëjetesa. Nëse jeni të lirë, para jush është një periudhë ideale për gjetjen e personit të duhur. Për të gjithë ata në lidhje, ju këshillojmë që mirë të ekuilibrojnë pasionin. Kush do të ketë kontradikta dhe do të zgjidhë çështje të tilla do të ketë mundësi suksesi nga fundi i vitit. Qëndrimi për një kohë të gjatë i Venusit do të vërë në lojë jetën sentimentale dhe marrëdhëniet familjare. Në pranverë disa çifte do të përballen me disa probleme, ndërsa gushti është muaji përshtatshëm për tu bërë me fëmijë. Në aspektin e punës nuk do të ketë ndryshime rrënjësore për sa ju përket pritjeve dhe përshtypjes se nuk i arrini të gjitha. Për sa u përket financave, horoskopi ju këshillon që me kujdes ta planifikoni buxhetin. Shëndeti kryesisht do të jetë i mirë gjatë këtij viti.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Të gjitha qëllimet që mund të keni do të tregojnë që ky mund të jetë viti i realizimit të tyre. Ka disa elementë të mëdhenj që do ju ndihmojnë në vitin 2017, faza e parë përgatitore vjen me mbështetjen e Jupiterit që hyn në shenjën tuaj nga 10 tetori. Kush ka pak që ka filluar një aktivitet të ri do t’i duhen të paktën 6 muaj për ta çuar përpara. Për sa u përket çështjeve materiale nuk duket se do të keni humbje të mëdha, por nëse gjithçka jua lini të tjerëve, mund të rrezikoni që të humbni disa mundësi për të rritur të ardhurat. Çiftet që duan të arrijnë një ëndërr sado e vogël apo e madhe, pas gushtit do të arrijnë ta realizojnë, ndërsa dashuritë që do të lindin këtë vit do të lënë gjurmë të dukshme në jetën tuaj. Akrepat e lirë gjatë muajit maj mund të lëshohen në një aventurë të zjarrtë me personin nga rrethi i vet. Kjo lidhje mundet të jetë shumë interesante nëse në pyetje është personi me shenjë të zjarrtë, e Akrepave të lirë martesa po u buzëqesh. Ata që janë të vetmuar mund të interesohen për personat në shenjën e Dashit. Ju sugjerojmë të kujdeseni për shëndetin merruni me joga dhe teknika cilësore të frymëmarrjes, vrapim, shëtitje në ajër të pastër.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Viti i ri udhëton në drejtim të Saturnit dhe Uranit të cilët do ju mbështesin, planetët ju ftojnë për të ndryshuar ekzistencën e tyre. Disa ndryshime familjare, emocionale dhe personale po karakterizojnë prej disa kohësh një drejtim të ri në jetën tuaj. Në të kundërt lëvizja për një kohë të gjatë e Venusit nga shkurti deri në fillim të qershorit do ju japë një shans më shumë për një ndryshim në jetën profesionale ose dashuri. Përdorni aftësitë tuaja prej një liderit dhe tentoni që të merreni me rregullimin e punëve, ndërsa jepni gjithçka nga vetja për të pasur pagë më të mirë ose përparim në vendin e punës. Do të keni njohje të reja të cilat do ju sjellin ndryshime emocionale dhe shoqërore. Viti 2017 do të jetë definitiv për ata që studiojnë të cilët do marrin përsipër edhe projekte të reja. Për secilën imtësi këshillojeni mjekun, duhet të merreni më shumë me sport.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Kush ka filluar një aktivitet të ri nga fundi i vitit të kaluar nuk përfiton akoma ato që synon. Shpenzimet janë të shumta dhe pjesa e parë e vitit 2017 nuk do t’ju ndihmojë.Jini të vetëdijshëm se në vitin që po vjen mund të pësoni humbje të mëdha, e sidomos gjatë dimrit dhe pranverës të vitit 2017. Disa madje mund të shpenzojnë për një shtëpi të re ose për të çuar përpara një aktivitet, por do të jetë pjesa e dytë e vitit që do të ndryshojë pozitivisht jetën tuaj. Çiftet që janë në një marrëdhënie më të brishtë duhet të kujdesen më shumë deri në pranverë, Me fillimin e verës ju pret një periudhë e mirëkuptimit me partnerin që mundet të jetë rilindje e lidhjes tuaj. Bricjapët e lirë dhe romantik do të kanë takime me Ujorët, Peshqit, Gaforret dhe Virgjëreshat. Fillimi i vitit do të jetë i vështirë, por në fund do keni edhe surpriza…
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Keni një vit plot avantazhe dhe të reja. Prania e Venusit në shenjën tuaj do të shkëlqejë më shumë në pranverë. Kushte ideale për ata që janë beqarë dhe duan të gjejnë dashuri të reja ose ata që duan të marrin vendime të mëtejshme në një marrëdhënie ekzistente. Ky vit do të mund të jetë domethënës për juve, disa prej jush do të fillojnë punë humanitare, ose do të merren me politikë ose sport. Transaksionet financiare do t’ju sjellin disa sfida.Kushte të favorshme vijnë pas ndikimit të Jupiterit që bashkohet me Saturnin nga janari deri në shtator. Periudha më e mrekullueshme për të bërë projekte është korriku. Nëse një bashkëpunim nuk shkon, do të gjeni një zgjidhje pikërisht në shtator. Vjeshta do të sjellë disa dyshime në çështjet ekonomike. Me fillimin e vitit, mund të prisni rënie të sistemit imun shkaku se mbi supet tuaja keni marrë një numër të madh të obligimeve që i keni në vendin e punës. Në mesi i muajit mars, shëndeti do të ketë problem, shkak do të jetë lodhja dhe ngarkesa në punë. Jini më aktiv në planin fizik, merruni me sport, notoni dhe më shumë qëndroni në ajër të freskët.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Iniciativat e lindura në fund të vitit 2016 vazhdojnë, ndryshimi i referencave do të jenë mundësi e mirë për të zhvilluar projekte të reja që nga fillimi janë dukur pak të vështira dhe pa shpresë, por në fund të vitit do të japin rezultate të mëdha. Ju mund të rifitoni pozicione të reja dhe Jupiteri do jetë në krahun tuaj nga tetori, ndërsa vjeshta do ju sjellë plot surpriza. Ata që për vite me radhë kanë qenë vetëm do kenë mundësinë për të njohur persona të rinj nga periudha e verës. Në muajit e fundit të vitit bashkëpunimet do të jetë më pak të tensionuara dhe më të dobishme. Krijoni më shumë miq, sidomos ata me shenjën e Bricjapit dhe Virgjëreshës, sepse ky komunikim cilësor është çelësi për përparimin tuaj. Shëndeti gjatë vitit 2017 varet nga aftësia juaj për të hequr dorë nga alkooli. Shmangni ilaçet për qetësim.
Discussion about this post