Ditën e djeshme është tronditur Kosova nga një ngjarje e rëndë pasi në komunën e Vitisë , ku një 32-vjeçar ka shkuar deri në marrëzi sa ka vrarë foshnjën e tij.
Xhezmi Kosumi,ç, gjatë marrjes në pyetje nga policia nuk ka pranuar që fëmija i porsalindur të jetë i tij.
Burime policore pohojnë se fëmija ishte gjetur i pajetë në një përrua afër shtëpisë së Kosumit, ndërsa ai ka përfituar nga fakti se gruaja nuk ishte në shtëpi, ndërsa kjo e fundit ia kishte lënë atij për t’u kujdesur.
Sipas “Ekspress” dyshohet se ai e ka mbytur dhe më pas e ka hedhur foshnjën, e cila u gjet e pajetë e mbuluar me një batanije në përrua. Ai është baba i katër fëmijëve. (J.V/Shuplaka)