Kandidati për kryetar bashkie të komunitetit Cojuca de Benitez, gruaja e tij dhe dy persona të tjerë u gjetën brenda një automjeti të djegur. Trupat e katër personave, përfshirë atë të një kandidati për zyrtar vetëqeverisëse në zgjedhjet e 2 qershorit, u gjetën të copëtuar në një automjet të djegur në Acapulco, në jug të Meksikës, njoftuan autoritetet lokale dje të premten. Kandidati u emërua nga fraksioni i tij, PRI (“Partia Revolucionare Institucionale”, dominuese për dekada në skenën politike meksikane). Bëhej fjalë, sipas njoftimit të saj, për Anibal Zuniga Cortes, kandidat për kryetar bashkie të komunitetit të Cojuca de Benitez.
Kandidati dhe gruaja e tij u “vranë në mënyrë të tmerrshme”, u ankua organizata lokale PRI në shtetin Guerrero. Trupat e dy personave të tjerë u gjetën brenda automjetit dhe prokuroria po heton vrasjet në seri. Përveç kësaj, të mërkurën e kaluar, në shtetin Chiapas (në jug), një kandidat u vra pas një ngjarjeje parazgjedhore. Lucero Lopez Massa ishte një kandidat për kryetar bashkie në Concordia. Pesë persona të tjerë u vranë në këtë sulm.
Nga 23 shtatori – kur filloi zyrtarisht fushata zgjedhore – deri më 1 maj, të paktën 26 kandidatë në zgjedhjet e 2 qershorit në Meksikë u vranë.