Jo vetëm që do të qendrojnë larg banesave të tyre, për 14 ditë, e do të detyrohen që të paguajnë për të qendruar në karantinë, por emigrantët e riatdhesuar, dhe vendosur në hotelet e Durrësit,. do të trajtohen tamam si turistë me xhepat plot, edhe sa u takon çmimeve për produktet e barit.
Faxweb.al ka siguara listën e çmimeve në një prej hoteleve ku janë akomoduar turistët, dhe shihet se të gjitha janë njësoj si të ishim në pikun e sezonit turistik, ku uji dhe kafja, nuk janë më pak se 1 mijë lekë të vjetra. Në një denoncim të mbërritur në redaksinë tonë, emigrantët shprehen se këto shpenzime shtesë nuk u janë marrë parasysh, ndryshe nga sa u ishte premtuar në fillim, se pjesa e barit do të ishte falas.
Perveç ushqimit, për të cilin do të paguajnë 7 euro në ditë, shqiptarët tashmë do të duhet që të paguajnë ekstra dhe për ujin, apo për një çaj që gjithashtu ka një çmim duke filluar nga 1 mijë lekë të vjetra. Shumë prej emigrantëve e kanë cilësuar absurd vendimin e qeverisë për ti karantinuar në struktura hotelerie, sa kohë që shumica prej tyre ka shtëpi private, dhe fare mirë mund të qendrojnë aty, pa qenë e nevojshme që të paguajnë ekstra.
Fillimisht atyre iu kërkuar që përveç biletës, të paguanin dhe 25 euro në ditë, por më pas një pjesë të shpenzimeve, që nënkupton fjetjen në hotel, mori përsipër që ta paguante qeveria shqiptare. Jo në pak raste ka pasur akuza se pas vendimit për të karantinuar shqiptarët në hotele, fshihet një tjetër akt korrupsioni nga qeveria, që përzgjedhjen e strukturave akomoduese e ka bërë p[referenciale, duke favorizuar biznesmenë miq, apo dhe biznesmenë deputetë si Sadri Abazi.
Nga ana tjetër mbetet e paqartë se pse nuk u shfrytëzuan strukturat karantinë të planifikuara në zonën e Kavalishencës në Durrës, që tashmë mbajnë vetëm 4 persona, dhe pjesa tjetër e infrsatrukturës është totalisht bosh. (E.K/Faxweb.al)