Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti kanë folur për mediat pas takimit të zhvilluar në selinë blu. Basha deklaroi se kanë diskutuar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me jetën politike dhe diplomatike në vendet përkatëse, ndërsa kanë vlerësuar përballimin e gjendjes që ka shkaktuar në të dyja vendet pandemia e koronavirusit.
Kreu i PD-së ka ofruar mbështetjen e tij dhe të partisë që drejton ndaj qeverisë së re të Kosovës, duke shprehur edhe konsiderata të larta për figurën e Avdullah Hotit.
Në emër të PD i uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës. Kemi diskutuar për një numër çështjesh të rëndësishme, së pari për rrugën e integrimit europian dhe euro-atlantik. E kam mbështetur zotin Hoti për ngritjen e grupit të punës për dialogun por edhe për proceset demokratike dhe integruese. Ne kemi mbështetur këtë proces për njohjen mes dy vendeve dhe përfitimet që kanë. Së dyti Hoti vjen me përvojë politike dhe begraund e përvojë të jashtëzakonshme mbi fushën e ekonomisë dhe në kuadër të kësaj fushe por edhe të punësimit në Kosovë, programi tij bën shembull dhe frymëzim për mënyrën si qeveria Hoti po përgatitet për t’u fokusuar tek sfidat e punësimit dhe ekonomisë.
Dua të shpreh besimin dhe bindjen time se në drejtimin e qeverisë Hoti, Kosova do dijë t’ia dalë mbanë për të ecur përpara pavarësisht situatës politike, drejt synimit të përbashkët për shtet të fortë demokratik, i pavarur dhe me kufijtë e përcaktuar me Kushtetutë, anëtar i NATO-s dhe BE. Për mua personalisht pas 30 vjetësh të gur themelit të shtetit, Kosova është e pavarur, me institucione të pavarura dhe drejtohet nga politikanë të zotët. Kanë arritur me sfida të panumërta të Luftës Çlirimtare të Kosovës”, tha Basha.
Nga ana e tij Hoti vlerësoj kontributin e PD-së për çështje që i adresohen Kosovës, si dhe ka vlerësuar dhe falenderuar qeverinë shqiptare dhe partinë Demokratike për mbështetjen e vazhdueshme në kohë të ndryshme.
“Jam i nderuar të vizitoj PD dhe kryetarin Basha, diskutuam për sfidat e qeverisë për përballjen me pasojat e ekonomisë. Këto situata ti përballojmë me maturitetin shtetëror. Kosova ka kaluar shumë procese duke pasur mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Partisë Demokratike”, thënë ndër të tjera Hoti.
Në konferencën për mediat, Hoti zbuloi premtimin që i kishte dhënë Basha për heqjen e taksës si një prej gjërave të para që do bëjë nëse do të vijë në pushtet.
“Kemi ndarë të gjitha shqetësimet që duhet ti adresojmë si dy shtete për rrugën e Kombit dhe kam zotimin e Bashës se ajo taksë do të hiqet”, u shpreh Hoti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post