09:57 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hovenier: Nuk kemi qenë të njoftuar paraprakisht për rregulloren e BQK-së

22:28 | 06/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hovenier: Nuk kemi qenë të njoftuar paraprakisht për rregulloren e BQK-së

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se pavarësisht se vendimi për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin vetëm të valutës euro për pagesa në Kosovë është marrë më 27 dhjetor 2023, por u kumtua në janar të këtij viti, Uashingtoni nuk ka qenë i informuar paraprakisht për të.

Hovenier tha se nëse do të ishin në dijeni të miratimit të kësaj rregulloreje – që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa – Uashingtoni do të ishte i gatshëm që të diskutonte me Qeverinë e Kosovës për sfidat e një vendimi të tillë.

“Nëse Qeveria ka qenë e shqetësuar për shkak të automjeteve të blinduara që kanë sjellë shuma të mëdha të parave të gatshme dhe ka dashur të gjejë mënyra alternative për ta bërë këtë që do të ishte më pak të cenueshme, me shumë dëshirë do të kishim biseduar për ato çështje. Nuk besoj se ka pasur bisedime të tilla”, tha Hovenier.

Rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht shqetësimeve të ndërkombëtarëve për ndikimet që mund të ketë te komuniteti serb, pasi që kjo rregullore pamundëson kryerjen e pagesave me dinarë serbë.

Diplomati amerikan përsëriti se SHBA-ja nuk konteston autoritetin e ekzekutivit kosovar e as atë të BQK-së, por ritheksoi se “jemi të shqetësuar për shkak të mënyrës se si Kosova synon ta zbatojë atë që mendojmë se nuk iu përgjigjet apo nuk merr parasysh ndikimin që do të ketë në komunitetin e cenueshëm”.

Serbia ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Hovenier përsëriti se kërkesa e SHBA-së drejtuar Qeverisë së Kosovës është e qartë: “shtyrje e zbatimit të vendimit deri sa të vendoset një strategji e mirë për të zbutur efektet mbi popullatën e cenueshme, dhe unë po flas, përveç tjerash, për popullatën etnike në Kosovë dhe një plan të mirë të informimit publik”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 6 shkurt e pranoi se komunikimi i vendimit nuk ka qenë i qartë, por ai u zotua se gjatë një periudhe të tranzicionit autoritetet do të ofrojnë informacione rreth kësaj rregulloreje.

Ambasadori Hovenier sërish paralajmëroi se mund të ketë pasoja “në cilësinë e partneritetit” mes SHBA-së dhe Kosovës, nëse kjo e fundit nuk dëgjon kërkesat e Uashingtonit, por nuk specifikoi se për çfarë pasojash bëhet fjalë.

I pyetur nëse kritikat e fundit amerikane mund të kenë pasoja në kërkesën që Kosova bëri më herët për të blerë armë nga SHBA-ja, Hovenier tha se SHBA-ja mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës në aspektin e trajtimit dhe pajisjeve. Por, ai theksoi se bashkëpunimi në këtë varet nga ajo se sa i fuqishëm është partneriteti mes Prishtinës dhe Uashingtonit.

“Pres nga Qeveria e Kosovës që të punojë me ne për të përmirësuar dhe forcuar partneritetin tonë”, tha Hovenier.

/REL

Etiketa: kosove
Pas

Largimet nga puna të punonjësve të Bashkisë Shkodër/ Greta Bardeli: Nga sot, mosbindja civile do të nisë në Shkodër

Para

Marrëveshja për pensionet Shqipëri-Itali/ Reagon Braçe: Greqia ndihet shumë keq

Para
Marrëveshja për pensionet Shqipëri-Itali/ Reagon Braçe: Greqia ndihet shumë keq

Marrëveshja për pensionet Shqipëri-Itali/ Reagon Braçe: Greqia ndihet shumë keq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anulohen dhe shtyhen fluturimet në Lindjen e Mesme pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit

“Tel Avivi na ka informuar për sulmin ndaj Iranit”, Trump: SHBA nuk u përfshi, jemi të gatshëm të mbrojmë Izraelin dhe veten

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Halit Valteri thirret në SPAK për të dëshmuar

Sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në bregdetin e Golemit

I vodhën para një taksisti dhe një punonjësi karburanti, arrestohet 23-vjeçarja në Kurbin! Në kërkim bashkëpunëtori i saj

Vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyqin për kopshtarin: S’dua të pyetem, s’kam çfarë të them

Anija më e madhe e luftës në Korenë e Veriut kthehet në det, Kim Jong Un paralajmëron armiqtë

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet në respekt e besim të ndërsjellë

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.