00:00 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Hoxha del nga SPAK: Ja çfarë deklarova para prokurorëve për videon e kryebashkiakut

18:19 | 23/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Hoxha del nga SPAK: Ja çfarë deklarova para prokurorëve për videon e kryebashkiakut

Gazetari Artan Hoxha ka folur para mediave menjëherë pasi ka dalë nga zyrrat e SPAK, ku tha se kishte dhënë çdo informacion që i ësntë kërkuar në lidhje me videoskandalin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.

Hoxha tha se ka treguar para prokoruorëve për të cilët tregoi se ishin tepër të interesuar për çështjen, gjithçka ai disponon përfshirë materialet filmike si dhe mënyrën se si i ka siguruar.

“Dhashë informacion për atë çfarë di unë dhe me hollësi me detajet që kam arsyetuar. Për çdo pyetje të prokurorëve kam dhënë përgjigjen time. Iu vura në dispozicion pamjet që kam marrë dhe mënyrën që i kam marrë. Kam shumë shpresë se kjo çështje do të  shkojë deri në fund. Pashë një interes të madh për çështjen nga ana e prokurorëve dhe kjo mbase edhe për shkak të sensitivitetit të madh. Di që tani po dëshmon edhe kryebashkiaku, nuk di se çfarë mund të deklarojë pasi unë flas për gjëra që më takojnë mua. Kam vënë në dispozicion të prokurorisë vetëm atë që disponoj dhe çdo informacion që ai ka kërkuar. Shpresoj që SPAK të jetë në lartësinë e pritshmërive të çdo qytetari pavarësisht se është në fillimet e punës saj. Unë nëse do të kisha prova që do më çonin se ajo ishte koakinë do e thoja”.

Gazetari u pyet edhe për deklaratën e Lefter Allës, i cili ka thënë se në nxjerrjen e videos ku shfaqej duke konsumuar kokainë kishte kontribuar Partia Demokratike dhe një televizion lokal.

“Kjo bëhet nga ana e prokurorisë, se dhe vetë ata që e kanë shkruajtur këtë deklaratë nuk e besojnë. E kuptoj propagandën, që kanë vendosur drejtues të tillë dhe pa kundërshtar përballë dhe që po mundohen ta politizojnë. Edhe pronarët e mediave dikur ish-gazetar që sot janë bërë pronar mediash, po mundohen ta shpëtojnë këtë nga ky ngërç që atë që e ka zënë sikleti, por bëjnë një gabim të madh. Nuk më lidhin dot mia me “Babale 1” apo “Babale 2”, aq më tepër që të më lidhin mua me ish-deputetin Salianji. Nuk mendoj se ndonjë shqiptar ta besojë se unë dhe Sali Berisha kemi bashkëpunim. Po u besua kjo gjë, atëherë edhe unë do të them se ka ndodhur. Do t’i qëndroj deri në fund asaj që parashikon legjislacioni shqiptar për të shtyrë çështjen përpara. Jam thjeshtë një person që mund t’a ndihmoj hetimin dhe jo të varet nga unë ky proces. Edhe dje kam thënë se më tepër i kam mëshuar çështjes morale se sa asaj penale, këtë të dytën duhet ta bëjë prokuroria. Unë them se moralisht pas skenave të tilla, një drejtues, nuk mund të qëndrojë në detyrë moralisht, për mua nuk ka rëndësi individi. Ishte shansi apo çështje fati që dokumentuam diçka të tillë që së bashku e komentonim por që nuk kishim prova ta denonconim zyrtarisht”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: artan hoxhalefter alla
Pas

U vetëdorëzua në polici, zbardhet dëshmia e shokut që dyshohet se vrau Vilson Tafçiun

Para

Një tërmet lëkund vendin, ja ku ishte epiqendra

Para
E vërteta mbi tërmetet/ Kjo është gjithçka që duhet të dini

Një tërmet lëkund vendin, ja ku ishte epiqendra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.