Gazetari, Artan Hoxha ka folur në një intervistë për “Abcnews” për lëvizjen brenda kabinetit të qeverisë Rama 2 , ku kryeministri i vendit, Edi Rama vendosi që Ministria e Brendshme të drejtohej nga Bledi Çuçi, ndërsa në krye të Ministrisë së Bujqësisë të emërohej Milava Ekonomi.
Hoxha u shpreh për Çuçin se ai nuk e ka të panjohur detyrën, pasi që në nisje të karrierës së tij ka qenë oficer i policisë gjyqësore. Gazetari rrëfeu se ministri i brendshëm i dekretuar dje, Bledi Çuçi në kohën që ishte “OPGJ” pranë prokurorisë së Tiranës e ka marrë në pyetje për 2 nga 3 paditë që ishin ngritur nga qeveria e kohës, vitit 2000 kundër tij.
“Unë jam çuditur pse Çuçi u zgjodh ministër Bujqësie, jo i Brendshëm. Mes atyre që ka Rama në kabinet, është më optimali për ta çuar në atë dikaster. Sepse në CV-në e tij, kanë thënë ku ka punuar është marrë me reformën zgjedhore, etj, por Çuçi ka qenë oficer i policisë gjyqësore sapo ka mbaruar gjyqësorin, pranë prokurorisë së Tiranës. Mua më ka rastisur se kam pasur 3 padi, 2 që janë ndjekur direkt nga Çuçi, nga kryeministri i vendit, zv/ kryeministri dhe një ministër i PS-së, flas për vitin 2000, kur kodi penal parashikonte që shpifja ishte me burg.
Jo thjeshtë jam marrë në pyetje nga Bledi Cuci, kanë qenë të treja proceset, që 2 shkuan në gjykatë. Proceset i fituam. Aty e kam njohur Çuçin, rrethanat nuk do të doja të ishin ato. Bledi bënte hetimin, pyetjet, merrte deklarimet e mia. Ishte pa eksperiencë sapo kishte nisur”- u shpreh Hoxha në studion e Abcnews.
Discussion about this post