04:05 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hoxha me drejtuesit e ICITAP: Trajnimet profesionale policore, prioritet

13:32 | 12/08/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hoxha me drejtuesit e ICITAP: Trajnimet profesionale policore, prioritet

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim drejtuesin e ICITAP Richard Deasy me të cilin bisedoi për çështjet e thellimit të bashkëpunimit në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, veçanërisht për Policinë e Shtetit. Ministri Hoxha falënderoi ICITAP dhe qeverinë amerikane për mbështetjen e dhënë dhe konfirmoi gatishmërinë maksimale për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ministri Hoxha është shprehur se: “Jam shumë i kënaqur nga takimi me drejtuesit e Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP), në Tiranë. U shpreha mirënjohje për ndihmën që ICITAP ka ofruar për qeverinë shqiptare, e konkretisht për agjencitë e zbatimit të ligjit, në zhvillimin e kapaciteteve të tyre, si dhe konfirmova gatishmërinë maksimale për të çuar më tej e thelluar bashkëpunimin.”

Në lidhje me vijimësinë e programe të mbështetjes për agjencitë shqiptare, Ministri thekson se: “Z. Richard Deasy më siguroi për vijimin e asistencës, trajnimet për Policinë e Shtetit, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, si dhe ekspertizën në reformat legjislative, apo investime në fushën e sistemeve të teknologjisë së informacionit.”
Sa u përket objektivave dhe pritshmërive të bashkëpunimit me ICITAP, Ministri Hoxha bën me dije se : “Theksova se objektiv kryesor në detyrën time si Ministër i Brendshëm dhe pritshmëritë në lidhje me bashkëpunimin me ICITAP, janë trajnimet profesionale të drejtuesve policorë, fuqizimi teknologjik dhe standardizimi i proceseve të punës së strukturave të varësisë i fokusuar në parandalimin e risqeve, rritja e etikës dhe integritetit të punonjësve, duke e bërë policinë një profesion më të besueshëm dhe njëkohësisht të dëshiruar nga të rinjtë e të rejat.”

Pas

Vdekja e dhunshme e 42-vjeçarit, kryepolici Rrumbullaku urdhëron inspektimin e Policisë së Pogradecit

Para

“Dallohej që ishte dhunuar, por askush s’e thoshte”, flet motra e Egli Progës: Policia dhe ambulanca reaguan me vonesë

Para
“Dallohej që ishte dhunuar, por askush s’e thoshte”, flet motra e Egli Progës: Policia dhe ambulanca reaguan me vonesë

“Dallohej që ishte dhunuar, por askush s’e thoshte”, flet motra e Egli Progës: Policia dhe ambulanca reaguan me vonesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.