23:40 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Hoxhaj: Diplomacia kosovare ka dështuar, me ndihmën e Kurtit erdhën në pushtet forcat pro-serbe në RMV e Mal të Zi

09:25 | 24/10/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hoxhaj: Diplomacia kosovare ka dështuar, me ndihmën e Kurtit erdhën në pushtet forcat pro-serbe në RMV e Mal të Zi

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka folur për politikën e jashtme të Kosovës për gjatë mandatatit të qeverisë Kurti, ku sipas tij, kjo qeveri nuk është se ka pasur ndonjë perparim. Ai ka numëruar prioritetet e politikës së jashtme, duke numëruar edhe dështimet e qeverisë. Hoxhaj, thotë se gjatë mandatit të plotë të qeverisë Kurti nuk është sjellur asnjë njohje e re, përkundër se është prioriteti i parë i vendit.

“Politika e jashtme e Kosovës ka prioritete konkrete të cilat determinohen nga realiteti politik që ka Kosova. Së pari prioritet është njohja, dhe këtu Qeveria Kurti nuk e ka pasur asnjë rezultat të vetëm, pasi për pesë vite asnjë vend nuk e ka njohur Kosovën”, u shpreh ai për Front Online. Për të prioritet i dytë për Kosovën do të ishte anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e që sipas tij edhe këtu ka dështuar Qeveria Kurti.

 

 

“Prioritet i dytë është anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare dhe Kosova ka dështuar të anëtarësohet në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim të mundshëm në asnjë organizatë ndërkombëtare deri më tash”, thotë ai.

Hoxhaj, prioritet të tretë të diplomacisë kosovare e konsideron politikën rajonale të Kosovës, dhe edhe për këtë sipas tij Kosova ka dështuar e madje sipas tij, me ndihmën e Kurtit erdhën në pushtet forcat pro-serbe në pushtet si në Maqedoninë Veriore ashtu edhe në Mal të Zi.

“Prioritet i tretë është politika rajonale e Kosovës dhe politika që ka ndjekur Kurti ndaj rajonit është se me Shqipërinë nuk kemi asnjë bashkëpunim relevant, strategjik, politik, ekonomik, ndërsa me vendet e rajonit vetë Kurti ka mbështetur forcat politike të cilat me thelb kanë mundësuar ardhjen e atyre në pushtet si në RMV dhe Mal të Zi që janë forca pro-serbe, po flas për partitë politike maqedonase dhe malazese, jo për ato shqiptare, asesi”, thekson ai.

Për ish-shefin e diplomacisë kosovare, raportet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në kurrë nuk kanë qenë më keq se sa tani.
“Prioritet tjetër është mardhënie jonë me BE-në, sivjet bëhen dy vite për të marr statusin e kandidatit dhe askush nuk e ka shqyrtuar kërkesën tonë për ta marr këtë status. Prioritet i Kosovës është koordnimi dhe bashkëpunimi me SHBA-në, dhe kurrë nuk i kemi pasur punët me keq me SHBA-në dhe partnerët tjerë. Nuk ka asnjë fushë të diplomacisë që ka ndonjë rezultat”, deklaroi Hoxhaj.

Pas

“Thuajse 100% mundësi shpëtimi”/ Zbulohet pajisja që identifikon një nga llojet e kancerit më të përhapura

Para

Shezlonet në vijën bregdetare vetëm për hotelet, rregullorja si do ndahen plazhet në vend! Kushtet që subjektet duhet të plotësojnë për të përfituar

Para
Shezlonet në vijën bregdetare vetëm për hotelet, rregullorja si do ndahen plazhet në vend! Kushtet që subjektet duhet të plotësojnë për të përfituar

Shezlonet në vijën bregdetare vetëm për hotelet, rregullorja si do ndahen plazhet në vend! Kushtet që subjektet duhet të plotësojnë për të përfituar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.