Tashmë Britania ka hyrë në trazirat e mëdha politike. Kaosi i daljes së Brexit nga BE ka prekur parlamentin dhe ajo që po diskutohet tani është se kush do e zëvendësoj Theresa May.
E marta e kësaj jave ka qënë në nga ditët më të këqija të kryeministrese May. Në kohën që ajo fliste askush nuk e dëgjonte, ndërkohë që bashkëshorti e shikonte nga publiku. Humbaj me 149 vota ka çuditur edhe më skeptkët e qeverisë aktuale.
Në një kohë normale një kryeministër do të jepte dorëheqjen por May ende jo. Duket se tani më ajo e ka humbur arsyen për të qëndruar sepse marrveshja e saj është rrëzuar dy herë nga parlamenti.
Partia e May- t ende nuk ka një mekanizëm të caktuar se si mund ta largoj kryeministren e cila e ndjen veten të paprekshme pasi i rezistoj votbesimit vitin e kaluar. Me gjithë vetbesimin e May kandidaturat e para kanë dal.
Ndër të parët janë Jeremy Hunt dhe Sekid Javid. Që të dy nuk e kanë dëshiruar daljen e Britanisë nga BE.
Nga ana tjetër mbështetësit e Brexit ka më shumë emra kandidatësh si Boris Johnson, Dominic Raab dhe David Davis.
Ndërkohë që emrat e parë të kandidatëve që synojnë vendin e May kanë dal ngelet ende e panjohur se kur vetë kryeministrja do të largohet. Deri në largimin e saj situata e Britanisë nuk do të ndryshoj, dalja e Brexit është shtyrë dhë ende nuk është arritur në një marrveshje.
(s.a/faxweb.al)