Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pak ditë pasi Unioni i Gjyqtarëve ka ankimuar në Kushtetuese në fshehtësi ligjin e vettingut.
Ambasada përmes një deklarate për mediat i dërgon një mesazh Kushtetueses që ta shqyrtojë këtë kërkesë të gjyqtarëve me transparencë. Ajo shprehet se ka përpjekje për të dobësuar Reformën në Drejtësi.
Deklarata:
Ambasada e SHBA mbështet deklaratat në mbështetje të reformës në drejtësi nga udhëheqësit e tri partive politike më të mëdha në vend. Ata kanë të drejtë kur thonë se reforma në drejtësi do të ecë përpara, por populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar. Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm.
Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre.
(M.D/Shuplaka)