Të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit mbrëmjen e sotme kanë qenë shef Renato Mekolli dhe aktorja Laura Nezha. Ndërkohë që në ekranin e studios “Zonë e Lirë” po transmetohej një video e një personi i cili krijonte muzikë mbi të pasmet e femrave vetëm duke i qëlluar me shuplaka. Arian Çani ka provokuar Renato Mekollin për këtë video. Por Mekolli nuk është kursyer për të kometuar.
“Mbi të pasmet e femrave mund të hapësh fletët e byrekut, sa mirë hapen”, është shprehur Mekolli. Çani nuk e ka lënë me kaq këtë koment por i ka bërë një tjetër pyetje Renatos. “Po çfarë mund të hedhësh tjetër mbi të pasmet e femrave…?”, ka pyetur Çani. Me ironi Reanto i është përgjigjur:“Mjaltë luleshtrydhe, shampanje”.
Kurioziteti i Çanit nuk mbaroi këtu. Pyetja e rradhës ishte: “E ke provuar vërtetë?”. Ndërsa Mekolli i është përgjigjur po.
“Po të hedhësh një vezë?”, ka vijuar Çani me pyetjen e rradhës. “Veza e hedhur aty mund të hahet si e rrahur, me pak sheqer, duke shijuar. Gjërat e tjera s’ke çfarë i do…!”, shprehet Renato, i cili u ndal nga partnerja e tij e “Dance With Me ”, Laura Nezha. (J.V/Shuplaka)