Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona pasi shpëndanin lëndë narkotike.
Nga aksioni i koduar “ Çiklisti” janë sekuestruar 100 gramë kokainë dhe 500 gramë hashash.
Të arrestuarit e shpërndanin lëndën narkotike duke i fshehur dozat në një pjesë të biçikletës. Ata lëviznin me biçikletë për të mos u pikasur nga policia.
41-vjeçari Forian Likmeta, 24 -vjeçari Detar Rama dhe 31-vjeçari Erti Bllaca janë tre të arrestuarit nga policia. Ata u vunë në p[ranga pas tre muaj hetimesh. Sipas policisë lënden narkotike e fshihnin në pjesën e pasme të biçikletës.
Po kështu ka filluar procedim penal edhe për 23-vjeçarin me iniciale S.Zh, për 22-vjeçarin me inciale E.M dhe për 20-vjeçarin me iniciale G.R.