Balerina Hueyda El Saied është rikthyer pas në kohë edhe ka zbuluar disa të pathëna.
E ftuar tek emisonin “Rudina”, ajo u shpreh se në konkursin “12 vallëzime pa një të shtunë” ku ajo kishte marrë pjesë në vitin 1992 juria qëndrore kishte marë ryshfet. Ndërkohë sipas saj, çmimin e parë ajo dhe partneri i saj e kanë fituar nga juritë e rretheve të cilët në atë kohë i kishin vlerësuar si më të mirët.
“Në atë konkurs na thanë që nuk do ta fitonim çmimin e parë sepse juria qëndrore ishte paguar dhe na vunë në vend të fundit. Dyshohet, këtë se kam vërtetuar kurrë. Çmimin e kemi fituar nga Vera Grabocka që na inkurajonte dhe nga juritë e rretheve. Por, kjo çështje nuk është komentuar pas konkursit”, tha ajo.
(S.SH/Faxweb)