Balerina Hueyda El Saied ka folur për ndarjen nga babi i djalit të saj.
E ftuar në “Top Magazine”, ajo ka thënë se ndarja erdhi, pasi Mishel e ka tradhtuar .
“Si mund të ndihet njeriu kur tradhtohet? Dy javët e para qava, pastaj e mblodha veten dhe thashë se nuk jam as e para, as e fundit. Dashuria mbaron. Pastaj fillova të merrem më shumë me veten”, tha ajo.
Ndër të tjera ajo tregon se ema e ka problem faktin se ajo do jetë tashmë një grua me një fëmijë dhe se shpesh i thotë “Kur të shkosh në Shqipëri, mos trego që je ndarë”
“Bobo, mami do më vrasë. Mami e thashë. Mami: Kur të shkosh në Shqipëri, mos trego që je ndarë”, ka thënë balerina.
Discussion about this post