13:01 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humanisti i huaj për romët: Më të mjerë se fëmijët në Afrikë. Politikat në Shqipëri nuk po ndryshojnë

12:16 | 22/12/2016
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humanisti i huaj për romët: Më të mjerë se fëmijët në Afrikë. Politikat në Shqipëri nuk po ndryshojnë

Britanikja “DorsetEcho” i ka kushtuar një artikull të veçantë Christopher Toms, një njeri i thjeshtë që ka për qëllim t’ua bëjë jetën më të bukur njerëzve në nevojë dhe konkretisht fëmijëve. Përmes “DorsetEcho”, ai bën thirrje për ndërgjegjësim, për të ndihmuar dhe ata që u duhet të mbijetojnë në kushte tmerrësisht të vështira.

Në vëmendjen e tij janë refugjatët e përqëndruar në Greqi, por më tepër fëmijët që jetojnë në kushte çnjerëzore në Shqipëri, duke vënë theksin tek komuniteti rom.

“Çfarë do të thotë Krishtlindje për ju? Në shtëpi së bashku me familjen, duke shijuar një vakt të mirë? Duke parë nipër dhe mbesat tuaja teksa hapin dhuratat? Ka dhe nga ata që e presin Krishtlindjen vetëm me një çati mbi kokë, ose duke mos e pasur as atë.”, nis artikulli i medias britanike.

Me këto mendime, Christopher Toms, përpiqet t’u vijë në ndihmë këtyre fëmijëve duke ua bërë jetën më të lehtë. Duke u siguruar ushqim, fruta, perime, rroba. Por pa harruar edhe gjëra të tilla si lapsa, stilolapsa, fletore, për të cilat Toms shprehet se u duhen fëmijëve për të zhvilluar veten e tyre.

“Kemi shkuar dhe ardhur në Shqipëri për shumë vite. Unë nuk mund ta besoja në fillim kur pashë se si jetonin këta fëmijë në këtë vend. Kam udhëtuar në Afrikë, kam parë njerëz që jetojnë në varfëri në Kenia, por ata duken si milionerë në krahasim me këta fëmijë. Ishte shokuese për mua. Ata nuk kanë asgjë, mezi kanë mbijetuar.” , shprehet Christopher Toms.

Referuar kësaj deklarate të Toms, britanikja “DorsetEcho” shkruan se një raport i UNICEF-it në 2014-ën vë në dukje se fëmijët që jetojnë në rrugët e Shqipërisë përbëjnë një situatë të dalë jashtë kontrollit që pas 1990-ës. Mbi 2 mijë fëmijë (referuar raportit të 2014-ës) flenë e punojnë rrugëve për shkak të humbjes së prindërve, për shkak të prindërve të alkoolizuar apo që i dhunojnë.

“Është një situatë e mjerueshme. Ata fëmijë nuk kanë ç’të presin, nuk kanë mundësi për ndryshim të mënyrës së jetesës. I mbetet vetëm të shpresojnë se situata politike në vend do të përmirësohet, e cila mendoj se po ndodh shumë ngadalë. U bëj thirrje njerëzve që të japin. Ne kemi kaq shumë dhe ata kanë shumë pak.”, shprehet Christopher Toms. (XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”265″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: femijethumanistrometshqiperi
Pas

Kush është gazetarja shqiptare që u duartrokit nga Erdogani në Turqi (VIDEO/FOTO)

Para

Blushi-Braçes: Pusho ti miush. Klement Balili nuk arrestohet se është i LSI-së

Para
Blushi për Ramën: Kemi kërkuar interpelancë, duam të dimë ç’ka bërë ai deri më tani!

Blushi-Braçes: Pusho ti miush. Klement Balili nuk arrestohet se është i LSI-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Aksident në aksin rrugor Korçë -Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

Përgjaket Parisi, 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

Gjermani/ Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në kopshtin e Gramshit/ PD denoncon: Bashkia nuk mban përgjegjësi! Kompania e përfshirë në korrupsion, vazhdon e fiton ende tendera

U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.