Në Vlorë në vendin e quajtur ‘Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit ka humbur një 53-vjeçar. Deri më tani dyshohet se 53-vjeçari mund të ketë rënë dhe të jetë mbytur në det.
“Fax News” raporton se ai ai kishte dalë për të peshkuar bashkë me një person tjetër.
DETAJE:
Më datë 18.01.2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A.Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit. (J.V/Faxweb)