Babai i Albano Xhaferrit, Luto Xhaferri ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një infarkti. Ka qenë Luto Xhaferri, ai i cili në fillim të shtatorit denoncoi zhdukjen e djalit te tij 30 vjeçar Albano Xhaferri, pasi sipas tij djali mund të ishte vrarë. Ka qenë policia e Vlorës qe e ka cilësuar si rrëmbim e më pas vrasje rastin e Albano Xhaferrit, ndërsa ende nuk janë gjetur gjurme të trupit te tij.
Kamera e Fax Neës ka intervistuar këtë shtator babanë e Xhaferrit. Ndërsa që prej gushtit kanë qenë në kërkim të djalit. Mbrëmjen e djeshme babai 72-vjecar ka ndërruar jetë në banesë si pasoje e një infarkti teksa në gjallje nuk ka marrë asnjë informacion lidhur me fatin e djalit të tij.