Çiklisti i cili u aksidentua sot pasdite ka humbur jetën.
Fax News raporton se shtetasi 70 vjeç, banues në fshatin Hajdaran ka ndërruar jetë në Spitalin e raumës ku u dërgua për të marrë mjekimin.
Policia ka vënë në pranga autorin e aksidentit, Agim rexha 49 vjeç, banues në fshatin Shushicë.
Sot pasdite teksa po udhëtonte me biçikletë, çiklisti u përplas nga një mjet tip “Ford”, me targa AA 085 IM, mbi urën e lumit Shkumbin.
NJOFTIMI I POLICISË
Elbasan
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;
Agim Rexha, 49 vjeç banues në fshatin Shushicë.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Shënkoll” pranë Urës së Shkumbinit Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 085 IM, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E.M., 70 banues në fshatin Hajdaran i cili pasi mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë , ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
https://youtu.be/ElbCwtvic6g
Discussion about this post