Klubi spanjoll ka publikuar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Unai Arruabarrena i cili ka humbur jetën ditën e djeshme.
22 vjeçari është gjendur i vdekur dje në banesën e tij pasi dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak.
“Real Sociedad dëshiron të shprehë dhimbjen dhe pikëllimin e saj për vdekjen e Unai Arruabarrena. I riu nga San Sebastiani ishte pjesë e klubit të Socidead. Dëshirojmë të përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Unai Arruabarrena”, shkruhet në reagimin e klubit spanjoll.