Një vajzë 3-vjeç e gjysmë ka humbur betejën në Spitalin Civil të Brescia, me sëmundjen e meningjiti.
Fëmija shqiptar i moshës 3 vjeç e gjysmë kishte mbërritur në gjendje kritike në spital, i prekur nga meningjiti ka nderruar jete pak ditë më parë. Pas vdekjes së fëmijës hapur hetimet për 22 mjekë, 7 në spitalin Maggiore të Kremones dhe 5 në Spitalin Civil të Brescia dhe prindërit e vajzës duan të hedhin dritë mbi ngjarjen.
Duket se vajza e vogel ishte prekur nga për një formë e meningjitit që duket ta ketë origjinën nga një infeksion veshi. Në trupin e fëmijës është kryer edhe autopsia dhe priten përgjigjet e kësaj ekspertize, shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)