Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme te mbikalimi i ‘Gostilit’ në Kukës.
Nga burimet për Fax News mësohet se ka humbur jetën një nga pasagjerët në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Gezim Gjana.
Kujtojmë se pasditen e djeshme, nga burimet e policisë u raportua se aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur ura e Gostilit, ku dy mjete tip ‘Passat’ dhe ‘Ford Focus’ me targa italiane u përplasën me njëri-tjetrin. Si pasojë mbetën të plagosur 4 persona, ndërsa njëri prej tyre nuk u shpëtoi dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetën ditën e sotme.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak.
Më datë 24.08.2018, në vendin e quajtur “mbikalimi i Gostilit”, janë përplasur mjetet tip ” Volksëagen” me drejtues shtetasin Q.Gj., me mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A.C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët S.Gj., (bashkëshortja e Q.Gj) si dhe G.Gj. Shtetasi G.Gj, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Kukësit, u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(E.V/Faxweb.al)