Një i ri ka humbur jetën në Pogradec pasi e ka zënë korenti teksa ishte duke bërë dush. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.
Burime nga policia bëjnë me dije se, 25-vjecari Fatjon Lepa ishte duke bërë dush, ndërsa është gjetur nga të afërmit e tij pa jetë brenda ambientit te tualetit.
Dyshimet e para bien mbi një masë të mundshme elektrike, pasi priza e dushit nuk është hequr gjatë kohës që 25-vjecari po laheshe.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post