Një 26-vjeçare në qytetin e Durrësit rezulton e zhdukur prej ditës së djeshme. Demoncimin për humbjen e ka bërë babi i saj, 65-vjeçari me iniciale L.D.
Njoftimi i Policisë Durrës
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e shtetases: • A.D. 26 vjeçe, banuese në Durrës.
Më datë 13.12.2016, ora 21:30, ka bërë kallëzim babai I saj, shtetasi L.D. 65 vjeç, banues në Durrës, pasi rreth orës 12:00 i është larguar nga banesa vajza. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.