22:34 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pa asnjë lëndim, shpëtohen 2 turistët belg (FOTO+VIDEO)

07:51 | 19/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pa asnjë lëndim, shpëtohen 2 turistët belg (FOTO+VIDEO)

Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve të huaj të cilët kishin humbur në një zonë të thellë të Himarës.

Ata janë gjendur dy turistët të cilët mëngjesin e sotëm janë shpallur të humbur në afërsi të fshatit Iljaz.

Atja tashmë kanë zbritur malin në të  cilin ishin lokalizuar.

Turistët janë një çift belg 25-vejç dhe 30-vjeç të cilët ishin duke eksploruar natyrën por përr shkak se nuk e njihnin zonën kishin humbur.

Kujtojm që më parë ata janë lokalizuar nëpërmjet valëve të telefonit dhe pas kërkimit janë gjendur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2019, rreth orës 15:30, dy turistë të huaj belgë (çift) kanë telefonuar Sallën Operative Vlorë dhe kanë kërkuar ndihmë se kishin humbur në një zonë të thellë malore të Himarës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë Himarë kanë organizuar punën kërkimore për gjetjen e këtyre dy shtetasve duke u shpërndarë në terren rreth 15 forca policie.

Lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.

Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës.

Ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.

Për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e Policisë.

Theksojmë se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po bëhet transporti i tyre pranë hotelit bazë në të cilin ata po qëndrojnë.

Turistët kanë falenderuar Policinë për ndihmën e dhënë.

(s.a/faxweb.al)

Etiketa: humbasin turistwtturistevlore
Pas

“Nëse kam marrë 1 qindarkë helm mu bëftë tek fëmijët e mi!”, Kryemadhi sherr në studio me qytetaren: Boll moj boll!

Para

Nxjerr vajzën nga dhoma, moderatorja s’e fsheh lumturinë: Më në fund mund ta përdorim krevatin edhe për… (Video)

Para
Nxjerr vajzën nga dhoma, moderatorja s’e fsheh lumturinë: Më në fund mund ta përdorim krevatin edhe për… (Video)

Nxjerr vajzën nga dhoma, moderatorja s'e fsheh lumturinë: Më në fund mund ta përdorim krevatin edhe për... (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.