22:01 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Humbëm me tre gola, cilët ishin lojtarët që luajtën më mirë. NOTAT për secilin

07:16 | 07/10/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbja ndaj Spanjës, a e rrezikon Shqipëria vendin e tretë? Situata në Grupin G (FOTO)

Shqipëria tregoi dje në ndeshjen me Spanjën forcë karakteri edhe pse u mposht me tre gola. Pavarësisht kësaj duhet thënë se të tre golat e shënuar erdhën më shumë edhe si rrjedhojë e gabimeve trashanike në mbrojtje.

Panuçi u përpoq që të eksperimentonte disi, edhe pse në ndeshje të tilla është e vështirë, duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit.

Më poshtë janë edhe notat sesi u vlerësuan secili prej lojtarëve:

Berisha 6– Nëse në Alikante Shqipëria nuk pëson një shi golash, meritë të madhe ka edhe portieri Etrit Berisha. “Digjet” vetëm 3 herë përballë tentativave të shumta të kundërshtarëve, por reagon mirë në disa ndërhyrje të pjesës së dytë.

Hysaj 5- Jashtë kontekstit të lojës magjike “sarriane” tregon shumë boshllëqe, ashtu si në minutën e 54-t, kur mban në lojë në mënyrë shumë të shkujdesur Rodrigon. E tepron shpeshherë me mbajtjen e topit në zona shumë të rrezikshme.

Veseli 5- Mund të bëjë shumë pak gjëra përballë makinerisë së kuqe të golave. Bën ndonjë ndërhyrje të saktë, por vetëm kur Spanja heq dorë nga sulmet dhe ul marshin.

Ajeti 5- Lexoni më sipër. Në të gjithë pjesën e parë i lë shumë hapësira Rodrigos që e ndëshkon në njërin prej rasteve. Rritet në pjesën e dytë, por tani anija ka marrë shumë ujë dhe është duke u zhytur.

Memolla 5– U bë “fërtele” nga djaloshi Odriozola. Ndonjëherë dëshira nuk mjafton për të bërë paraqitje pozitive. (Nga 46’ Agolli 5,5- Ka pak rezistencë me topin në këmbë gjatë pjesës së dytë, kur Spanja ka pak dëshirë për të sulmuar).

Kaçe 5- Humbet durimin që në minutën e 29-të kur rezultati ishte vendosur dhe ndeshja kishte përfunduar. Ndërhyrja ndaj Albës është shumë e keqe, aq sa paraqitja e tij.

Memushaj 5– Herë këtu, herë atje. E ka të vështirë të gjejë pozicionin e tij në fushë. E filtron shumë pak herë topin për sulmuesit.

Grezda 5,5– Është e tija goditja e parë e Shqipërisë në pjesën e parë dhe sinjali i Shqipërisë, por të të dytën bën thjesht një ndërhyrje të ashpër ndaj Albës. (Nga 66’ Latifi 6- Është i vetmi që i bën pis dorezat De Geas me një goditje të zgjuar në minutat e fundit. Në pjesën e mbetur, lëviz shumë pak në sulm).

Xhaka 5– E ka të vështirë të gjejë dialogun me shokët e skuadrës, duke mos qenë kurrë vendimtar as në sulm dhe as në fazën mbrojtëse.

Llullaku 5,5- Të paktën provon, atëherë kur rezultati nuk ishte vendosur përfundimisht. Goditja e tij në minutën e 25-të stampohet në traversë. Rast që mund ta dërgonte ndeshjen në 2-1.

Balliu 5– E nis vrullshëm në minutat e para të ndeshjes dhe jep një kros interesant, por fiket si flaka e kashtës… Paraqitje anonime, por ishte ndeshja e parë për të. (Nga 46’ Sadiku 6- Ka vetëm një rast të mirë për të shënuar dhe topi ndalet në shtyllë dhe pastaj një goditje kundër De Geas. Është kjo fotografia e krenarisë për kuqezinjtë).

Trajneri Panuçi 5– Sikur ndeshjet të nisnin në minutën e 45-të ai do të ndihej shumë i lumtur gjithmonë, sepse në atë moment skuadra nis të luajë (ashtu si me Maqedoninë). Për fatin e tij të keq, ndeshjet fillojnë nga minuta e parë dhe aty duhet të korrigjojë diçka në formacionin titullar.

 

Etiketa: ndeshjanotatshqiperiaspanja
Pas

HOROSKOPI. 07/10/2017

Para

Qeveria e Spanjës iu kërkon falje banorëve të Katalunjës për dhunën e ushtruar ndaj tyre

Para
Hafizi kundër Panuçit: Pse e fut Latifin kur “i vjen veza për të dalë”, duhej të merrte Lilajn

Qeveria e Spanjës iu kërkon falje banorëve të Katalunjës për dhunën e ushtruar ndaj tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.