13:23 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Humbëm një mik të mirë’, Biznes Albania reagon për ndarjen nga jeta të presidentit të ‘Fax News’

15:56 | 05/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Humbëm një mik të mirë’, Biznes Albania reagon për ndarjen nga jeta të presidentit të ‘Fax News’

Biznes Albania ka ndarë sot një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu! Biznes Albania shprehet se ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për sipërmarrjen e lirë dhe gazetarinë shqiptare.

“Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliu është një humbje e madhe për sipërmarrjen e lirë dhe gazetarinë shqiptare!

Humbëm një mik të mirë të familjes së madhe Hysenbelliu. Humbëm një sipërmarrës të suksesshëm të botës mediatike. Humbëm një luftëtar të fjalës së lirë dhe karakterit të fortë!

Ngushëllime dhe u preftë në paqe miku ynë z. Kasem Hysenbelliu!”.

Presidenti i Fax News u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Fax News dhe Faxweb, teksa i gjithë stafi i televizionit dhe webit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelliu.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa sot është dhe 4 vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 Dhjetor të 2016-tës.

Zoti Hysenbelliu themeloi të parin TV të pavarur në vend, teksa Fax News u shndërrua në zërin e njerëzve të thjeshtë, duke mbrojtur disa nga kauzat qytetare, me transmetimin maratonë të protestës së Astirit, dhe kauzës së Teatrit Kombëtar.

Presidenti i Fax News që prej fillimit të pandemisë ka qenë një nga njerëzit më të kujdesshëm sa i takon masave parandaluese të përhapjes së Covid 19, por duket se ky virus na tregoi edhe njëherë tjetër se nuk kursen askënd.

Me humorin, batutat, me dorën e shtrirë ndaj çdo punonjësi, presidenti i Fax News kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

Të gjendur të pafjalë nga kjo humbje e jashtëzakonshme, Fax News dhe Faxweb.al do të vazhdojnë misionin e lënë përgjysmë nga presidenti, për t’iu gjendur çdo qytetari, çdo kauze, e për të qenë një pasuri në dorën e çdo shikuesi dhe lexuesi të medias sonë.

Etiketa: Kasem Hysenbelli
Pas

Dhimbje dhe dëshpërim për humbjen e një miku të jashtëzakonshëm

Para

“Kasem Hysenbelliu e drejtoi kameran aty ku të tjerët nuk guxonin!”, Lutfi Dervishi: Fax News ishte i vetmi ekran…

Para
“Kasem Hysenbelliu e drejtoi kameran aty ku të tjerët nuk guxonin!”, Lutfi Dervishi: Fax News ishte i vetmi ekran…

"Kasem Hysenbelliu e drejtoi kameran aty ku të tjerët nuk guxonin!", Lutfi Dervishi: Fax News ishte i vetmi ekran...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, gjykata lë në burg 36-vjeçarin nga Fieri

Rinumërimi për Durrësin, kandidati i PD-së Aulon Kalaja paralajmëron protesta kundër KAS

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet në mënyrë dramatike. Mbi 45 përqind e qytetarëve janë larguar në 10 vite

Egjipt/ Fundoset varka në Gjirin e Suezit, 4 të vdekur

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Osmanit, kryeministri i Kosovës tregon se çfarë bisedoi me presidenten

Aksidenti i rëndë në Thumanë, policia jep detaje: Viktima, e ëma e një prej shoferëve të automjeteve!

Hamasi i përgjigjet propozimit të Donald Trump për armëpushimin në Gaza, kërkon marrëveshje që do të çojë në përfundimin e plotë të luftës

Marrëveshja për pensionet me Italinë hyn në fuqi, Drejtori i ISSH: Vertetimet nuk do të merren më dorazi

EMRI/ Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Moskonstituimi i Kuvendit/ Presidentja Vjosa Osmani pret përfaqësuesit politikë në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.