Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, vjen dhe reagimi i parë i deputeti të Partisë Demokratike Luçiano Boçi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Boçi ka shprehur mirënjohjen mbështetësve të PD, ai ka shtuar dhe se pas humbjeve të zgjedhjeve “Duhet duhet te shpëtojmë nga zgjedha e inatit, akuzave e hamendësive pa mend!
Humbëm pushtetin e politikës (pak vlen) por mos harroni:
kemi fituar pushtetin e së vërtetës”,shkruan ai.
Duke se deputeti e ka dhe një përgjigje ndaj zërave kritikë ndaj Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Basha.
Postimi i plotë:
Respekt e mirënjohje për çdo minutë, orë, ditë që secili anëtar i PD, drejtues, komisioner, vëzhgues, grupe mbështetëse, numërues, i përkushtoi kauzës sonë të përbashkët!
Humbëm votat, por jo njerëzit. Ne duhet të kemi besim tek njeri-tjetri, për të vazhduar të përballim injorancën e veshur me frakun e pushtetit!
Humbëm zgjedhjet, por duhet te shpëtojmë nga zgjedha e inatit, akuzave e hamendësive pa mend!
Humbëm pushtetin e politikës (pak vlen) por mos harroni:
kemi fituar pushtetin e së vërtetës.
Lodhja juaj e administrimit e numërimit të votës, është më e bukur se vallja e shampanja e zhvatësve me pagesë.
Njerëzit sot nuk na kanë kthyer shpinën. Ata kanë rënë në shpinë nga e keqja dhe na presin që ne t’i ngrejmë.
Ky është misioni ynë i përbashkët.
Përulje e falenderim para mundit e sakrificës tuaj!
(S.SH/Shuplaka)