Sipas një njoftimi zyrtat të aeroportit “Nënë Tereza” mësohet se pasagjerët që kanë humbur udhëtimet e tyre ajrore me kompaninë ‘Fly Ernest’ drejt Milanos, për një periudhë një javore do të kenë mundësinë të fluturojnë sërish.
Por ajop çfarë është e çuditshme dhe për të cilën nuk ka një arsyetim që të ngarkojë qytetarët, ka të bëjë me faktin se për këto udhëtime këta të fundit do të duhet të paguajnë një tarifë shtesë prej 70 eurosh.
Ndërkohë bëhet me dije se, për të përfituar nga ky udhëtim, qytetarët duhet të kenë kodin e prenotimit të biletës dhe të kontaktojnë shërbimin e klientit në numrin numrin që është vënë në dispozicion.
Njoftimi i plotë:
Në vëmendje të pasagjerëve që kanë humbur fluturimin me Flyernest.
EasyJet është në dispozicion për të ndihmuar pasagjerët e prekur nga fluturimet e rezervuara me FlyErnest drejt Milanos.
Të gjithë ata pasagjerë që kanë rezervuar një biletë me FlyErnest për në Milano do të kenë mundësinë që nëpërmjet një tarife prej 70 Euro (me bagazh dore) të riprogramojnë fluturimin e tyre. Afati është deri me datën 26 Janar.
Për të përfituar nga ky udhëtim, ju duhet të keni kodin e prenotimit të biletës dhe të kontaktoni shërbimin e klientit në numrin mëposhtëm:?
199 304 213 (Nga Italia) or +44 330 365 5030 (nga çdo vend tjetër).
Kujtojmë se që prej datës 11 janar 2020, kompania “Fly Ernet” ka ndërprerë fluturimet. Kjo është konfirmuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili përmes një deklarate bën të ditur se “më datë 10 Janar 2020, AAC u informua, se Ernest do të kryente edhe 4 fluturime përgjatë ditës së shtunë të datës 11 Janar dhe 8 fluturime të tjera përgjatë të dielës më 12 Janar, me një avion me qera”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post