Aksidenti i avionit në aeroportin e ndërkombëtar të Nepalit, e cila gjendet në jug të Himalajeve, ku vdiqën 51 persona, mësohet se ka ndodhur për shkak të një ‘shpërthimi emocional’ të piltotit.
Sipas detajeve të hetimit zyrtar të udhëhequr nga qeveria e Nepalit, mësohet se piloti Abid Sultan po kalonte një stres të jashtëzakonshëm mendor personal dhe një sërë vendimesh të gabuara nga ana e tij çuan në rrëzimin e fluturimit BS211. Gjatë gjithë fluturimit, piloti kishte bërë sjellje të çrregullta.
Hetuesit thonë se piloti kishte pirë cigare shpesh gjatë fluturimit nga Dhaka deri në Katmandu. Ish piloti i Forcave Ajrore të Bangladeshit, i cili kishte ndjekur më shumë se 5,500 orë fluturimi, nuk kishte zbuluar tek linjat ajrore se ai ishte një duhanxhi, duke udhëhequr hetuesit për të përfunduar se piloti po përjetonte stres të rëndë mendor brenda kabinës.
“Kur e analizuam bisedën në Regjistrin e Zhurmës së Cockpit, ishte e qartë për ne se piloti kishte stres mendor. Ai dukej gjithashtu i lodhur edhe për shkak të mungesës së gjumit “, thanë hetuesit në raport.
“Ai po qante gjatë gjithë kohës”, vazhduan ata më tejë.
Shumica e 51 pasagjerëve që humbën jetën në këtë flutrim, ishin studentët e mjekësisë të cilët kishin ardhur në shtëpi me një leje dy mujore para se të publikoheshin rezultatet e tyre të fundit të vitit.
(E.V/Faxweb.al)