Zbardhen emrat e 2 personave që humbën jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Sipas burimeve, viktimat janë Gentjan Belba 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 48 vjeç, ndërsa të plagosur rëndë janë dy vajzat dhe drejtuesi i makinës.
Burimet bëjnë me dije se makina që ka shkaktuar aksidentin ka qenë një mjet tip “Benz” me targa “AA615VO” i marrë me qera në të cilin udhëtonin tre të rinj. Sipas njoftimit të policisë, makina ka dalë nga rruga dhe fillimisht është përplasur me gruan dhe vajzat, ku për pasojë ka humbur jetën 46 vjeçarja Lumturie Demrozi, ndërsa vajzat e saj, Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën dhe vajza tjetër 15 vjece identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nuk është lënduar.
Pas përplasjes me këmbësoret të cilat po tentonin të kalonin rrugën, duke tentuar të manovronte drejtuesi i mjetit u përplas me një reklamë të një karburanti. Nga përplasja e fundit ka humbur jetën 23 vjecari Gentian Belba, i cili ndodhej pasagjer në sediljen e parë.
Drejtuesi i mjetit V.C, 24 vjeç është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, ndërsa mendohet se drejtuesi i mjetit tip Benz, ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështisë.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacin paraprak
Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.
Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.
Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.