Faxweb.al raportoi gjatë mbrëmjes së sotme se dy fëmijë të klasës së gjashtë kishin humbur kontaktet prej orës 15:00 në Dibër dhe drejtimi i tyre kishte qenë Bjeshka Korabit.
Ndërkohë fatmirësisht Policia njofton se dy të miturit të moshës 12-vjeç janë gjetur, ndërsa familjarët pasi nuk kishin mbërritur në shtëpi pas përfundimit të mësimit, kishin bërë edhe një denoncim në Polici.
Fëmijët janë nga fshati Kastriot I Dibrës dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ende nuk ka një sqarim mbi arsyen se përse kanë munguar prej kaq orësh në familje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)