11:39 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbën mandatet, por Roshi, Tahiri e Selami do paguhen edhe për 3 vite të tjera

21:42 | 15/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbën mandatet, por Roshi, Tahiri e Selami do paguhen edhe për 3 vite të tjera

Deputetët që u larguan apo do të largohen nga Kuvendi për shkak të ligjit të dekrimnalizimit do të përfitojnë sërish nga taksat e qytetarëve. 

Pas largimit nga funksioni  në bazë të ligjit, deputetët  përfitojnë 2 paga të plota dhe 50 përqind të pagës për 3 vitet e ardhshme.   

Ligji i Dekriminalizimit parashikon ndërprerje të mandatit por jo trajtimit financiar të tyre i cili garantohet në ligjin për statusin e deputetit.

Vazhdimin e privilegjeve e mundëson ligji për statusin e deputetit, ndërsa i ashtuquajturi ligji i dekriminalizimit parashikon ndërprerjen e mandatit  por jo trajtimin  financiar të tyre, përcjell Ora-News.

Në ligjin për statusin e deputetit, i rishikuar në vitin 2013, në nenin 20  pika 1 thuhet:

“Deputeti përfiton të drejtën e pagesës kalimtare dhe të pensionit suplementar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” me plotësimet e mëvonshme.

Ndërkaq, ligji për “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” deputetët përfshihen në  termin “grupi i parë”.

Neni  7 i ligjit parashikon që  pas largimit nga detyra deputetëve u garantohen dy paga mujore dhe 50 përqind e pagës, në muaj për 3 vite

Personave të grupit të parë, që përmenden në shkrojën “b” të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion”.

 

ligjidepuitet

 

Përfitimi nuk është i vogël pasi një deputet në Shqipëri,  pa llogaritur dietat apo trajtimet ekstra, paguhet rreth 1,6 milion lekë të vjetra në muaj, ndërsa të larguarit nga Kuvendi do të përfitojnë rreth 800 mijë lekë të vjetra për 3 vitet e ardhshme. 

Kjo shifër, është 3 herë më e lartë se paga mesatare në administratën shtetërore apo 7 herë më e lartë se një pension mesatar. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: benefitedeputetepaga
Pas

Ngjarjet në Kosovë, Mërtiri: Rama mjaftohet me një status në Facebook, por edhe aty shpërndan valium

Para

Shqiptari përpiqet të ndalë grabitjen në Athinë, i shpëton vdekjes për mrekulli (VIDEO)

Para
Shqiptari përpiqet të ndalë grabitjen në Athinë, i shpëton vdekjes për mrekulli (VIDEO)

Shqiptari përpiqet të ndalë grabitjen në Athinë, i shpëton vdekjes për mrekulli (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile : 8 vatra zjarri të shuara, rreziku i lartë në Fier

Goditen dy raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, sekuestrohen armë dhe 40 mijë euro

Berisha ngre akuza pas përjashtimit të Petros: Po të ishte i tyre, nuk do e nxirrnin

Tensione në Kuvend mes Nokës dhe Spiropalit

Debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit,Dash Sula: Po shkelni rëndë Kushtetutën

Skualifikohen 6 kandidatë në garën për kreun e BKH, mbeten 7 në konkurim

Ambasadori britanik thekson nevojën urgjente për reformimin e ligjit të financimit të partive

Avokati i Popullit, Balla përgjigjet opozitës: Nuk donit të votonit, por ejani të ndërtojmë një proces

Berisha: ‘Hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë çështje’, Rama refuzon kandidaturën e opozitës për Avokatin e Popullit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.