00:52 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbën vëllanë 10-vjeçar në aksident, motrat i luten prindërve: Jetoni për ne, me ne!

07:23 | 27/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbën vëllanë 10-vjeçar në aksident, motrat i luten prindërve: Jetoni për ne, me ne!

Mbrëmjen e djeshme programi “Dua të të bëj të lumtur” u mbyll me historinë e familjes Mataj. Vajzat e kësaj familjeje Ana dhe Afrida kishin ftuar në program prindërit e tyre për t’i kërkuar që të vazhdonin të jetonin.

Familja Mataj kishte pësuar një tragjedi. Djali i vetëm i Afërditës dhe Besnikut kishte ndërruar jetë në moshën 10 vjeçare. Një aksident rrugor i kishte marrë atij jetën duke lënë një plagë të madhe në familjen e tij.

Pas humbjes së tij prindërit nuk kujdeseshin më për veten e tyre dhe ishin mbyllur në vetvete. Ata mundoheshin që të harronin dhimbjen duke punuar gjatë gjithë kohës.

Vajzat i ishin drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar që të shikonin përpara dhe se ato do t’i qëndronin pranë gjithmonë. Ato iu drejtuan prindërve më keto fjalë: “E dimë se sa shumë jeni munduar ju për ne. E dimë se sa shumë keni sakrifikuar për ne. Ne ju duam shumë dhe ju jeni prindërit më të mirë në botë”.

Momenti që preku më shumë prindërit, por edhe publikun që ndodhej në studio ishte letra që vajzat kishin shkruar. “Ne po ju kërkojmë sot që të jetojmë për të, të gjejmë një mënyrë për ta kaluar bashkë, për të qarë bashkë dhe për të patur mall bashkë. Ne kemi gjithçka sepse kemi njëri-tjetrin. Ne jemi vajzat tuaja, djemtë tuaj, ne jemi çdo gjë që ju do të donit të ishim. Prandaj le ta harrojmë dhimbjen dhe të nisim gjithçka nga fillimi”.

Prindërit tepër të emocionuar dhe me lot në sy thanë që: “Ne gjithmonë jemi munduar që të fshehim dhimbjen tonë sepse ishim një familje tepër e lidhur. Ne do të jetojmë për vajzat tona. Do të mundohemi me gjithë zemër për të ndryshuar dhe për të qenë sa më të lumtur. Nuk është e lehtë për askënd, por këto kanë qenë forca jonë dhe na kanë ndihmuar me çdo gjë”.

Arbana Osmani për t’i bërë që të harrrojnë sadopak dhimbjen e tyre kishte ftuar dy këngëtarët e famshëm të cilët prindërit i pëlqenin shumë, Sabri dhe Ermal Fejzullahun.

 

Pas

HOROSKOPI, 27 MAJ 2018

Para

Pak para mesnatës, Rama ‘shfrenon’ imagjinatën: Ja pse nuk ka pasur protestë në Tiranë, Luli ka ikur…

Para
I emocionuar për javën e pushimit Edi Rama shkruan një status, që e korrigjon ”me shpejtësinë e erës”

Pak para mesnatës, Rama ‘shfrenon’ imagjinatën: Ja pse nuk ka pasur protestë në Tiranë, Luli ka ikur…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.