02:35 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Humbët garën, mos humbni fytyrën”/ Mesazhi i Ramës për kandidatët socialistë që kërkuan filmimet nga procesi i numërimit, Balla: Transparencën e bën KQZ!

12:46 | 20/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Humbët garën, mos humbni fytyrën”/ Mesazhi i Ramës për kandidatët socialistë që kërkuan filmimet nga procesi i numërimit, Balla: Transparencën e bën KQZ!

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave nga diaspora, duke vlerësuar lart pjesëmarrjen dhe besimin që votuesit jashtë vendit i dhanë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Arsyeja e kësaj vote kaq të madhe në diasporë për PS lidhet, pikësëpari, me emrin e Edi Ramës, i cili, duhet ta themi, i ka dhënë një dinjitet të madh flamurit tonë kombëtar, Shqipërisë sonë, në arenën ndërkombëtare. Kush e imagjinonte pak vite më parë që do të prisnim, brenda një dite, të gjithë udhëheqësit e Europës? Do të mirëpresim pas dy vitesh edhe Donald Trump në samitin e NATO-s.”

Ai falënderoi gjithashtu edhe ata votues që nuk e mbështetën PS-në:

“Dy nga tre votues nga jashtë i kanë besuar Partisë Socialiste. Kjo tregon një nivel të lartë kthyeshmërie dhe mbështetje që na motivon për të punuar edhe më shumë në këtë mandat,” deklaroi Balla. Një në tre mendoi se mund të ishte një alternativë tjetër. Ne i respektojmë të gjitha votat dhe çdo zgjedhje qytetare. Kjo na frymëzon të ecim përpara.”

 

 

Balla parashikon një pjesëmarrje edhe më të lartë nga diaspora në zgjedhjet e vitit 2029, duke theksuar se këtë herë koha për regjistrim dhe votim ishte shumë e kufizuar, por megjithatë procesi u përmbyll me sukses.

Në lidhje me debatet mbi transparencën dhe pretendimet për procesin e votimit nga jashtë, Balla u shpreh qartë:

“Procedurat janë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Është KQZ ajo që bën transparencën përmes verifikimeve dhe hapjes së kutive në një fazë të mëvonshme. Ankesat janë të ligjshme, por vetëm partitë politike janë subjektet që kanë të drejtën për t’i paraqitur ato.”

Ai shtoi se vonesa në përfundimin e numërimit u ndikua nga një kërkesë e Partisë Demokratike për ndarjen e votave të ardhura nga Greqia, gjë që zgjati procesin.

“PD nuk ishte shumë e interesuar për rezultatin sesa për alibinë e humbjes. Ju kemi kujtuar ju dhe publikun deklarimet e atij që është në krye të PD prej 35 vitesh. Në 1997, 2001, 2003, kulmi arrin në 2003 kur ishte kryeministër në detyrë dhe ai deklaronte se i kishin vjedhur zgjedhjet, e kështu me radhë deri në 2023 e tani.”

Balla falënderoj përfaqësuesit e komisioneve të të gjitha forcave politike, kandidatët por dhe mediat për punën e tyre të palodhur.

Pas

Majlinda Bregu emërohet Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin të OBSH

Para

Turqia hedh poshtë komentet greke mbi pretendimet ‘Pontike’ si iluzione

Para
Turqia hedh poshtë komentet greke mbi pretendimet ‘Pontike’ si iluzione

Turqia hedh poshtë komentet greke mbi pretendimet ‘Pontike’ si iluzione

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.